E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në uzinën e Uznovës, evakuohen banesat pranë

Një zjarr i madh u shënua rreth orës 14:00 të ditës së sotme në lagjen perifeike “ Uznovë” në dalje të qytetit të Beratit, ne ish uzinen e baterive. Ato çka vune në alarm banorët kanë qënë shpërthimet e shumta qe degjuan 

BERAT-Një zjarr i madh u shënua rreth orës 14:00 të ditës së sotme në lagjen perifeike “ Uznovë” në dalje të qytetit të Beratit, ne ish uzinen e baterive, ndërkohë që gjatë rënies së zjarrit janë dëgjuar dhe shpërthime te fuqishme municionesh. Burime të Repartit Zjarrfikëses në këtë qytet bënë me dije se pas marrjes se informacionit për zjarrin e rënë në një pronë private, rrethuar me mur dhe mbuluar nga shkurret kane mberritur menjehere ne vengjarje, zone kjo shume prane ish-reapartit ushtarak. Nga konstatimi i parë u mësua se zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe prej 200 metra katror toke. Mjetet zjarrfikës u nisen menjëherë punen per venien nen kontroll te situates si dhe për lokalizimin e flakëve të zjarrit, ndërkohë që shumë pranë ndodhen dhe objekte të tjera banimi dhe biznesi. Ndonëse flakët e zjarrit u vu nën kontroll, ato çka vune në alarm banorët kanë qënë shpërthimet e ndodhura nga temperaturat e larta. Sipas specialisteve pas inspektimit te bere ne vendin e ngjarjes kane shpëthyher bateri të braktisura, gezhoja si dhe granata të mbetura që nga viti 1997. Fatmiresisht nuk ka pasuar te lenduar ne njerez apo deme materiale ne objekte. Nga vendi i ngjarjes u evakuan nga policia banorët dhe kureshtarët e mbledhur, ndërkohe që situata është normalizuar vetem pas rreth 30 minutave me shuarjen e flakeve te zjarrit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›