Kongresi i serenatave

Sot është kongresi i Partisë Socialiste. Qytetarët e kryeqytetit dhe të të gjithë Shqipërisë do të kursejnë 200 kilometra ose më shumë dhe një biletë falas, për të shijuar diçka Korçare. Në mes të bulevardit politik të Tiranës - në Pallatin e Kongreseve - një organizim masiv, për të rizgjedhur Edi Ramën në krye të PS-së. Në të vërtetë gjithë kjo shfaqje është një iniciativë e Bashkisë së Tiranës, nën hyqmin e Genci Gjonçajt si organizator edhe pse në publik është reklamuar si një kongres i jashtëzakonshëm i partisë me të madhe opozitare. Mandati i kryetari aktual është i ndërprerë nga humbja elektorale, dhe kushdo që zgjidhet në krye të kësaj partie vetvetiu i mbaron në 2011.
Kjo festë e madhe do të këtë patjetër një kurban dhe kurbani siç po duket është Malaj, sepse Blushi siç e kishim parashikuar i shpëtoj gijotinës së jakobinit Rama. Përpos se këto zgjedhje do të jenë një shou ekzotik, një hi syve, pra asnjë gjë të re në këtë mes: përkundrazi, rikthim i spektrit të fitoreve alla diktaturë. Do të këtë një rrahje duarsh basjkluar me një shfrenim djallëzor emocionesh për kryetarin.
Mirëpo, përveç festës, nuk ka ndonjë risi, madje ka shumë gjasa që kjo asamble e anëtarësisë së PS-së të marrë përsëri një përvijim qorr të politikës se re të Ramës. Nuk na kursehet asgjë në këtë Shqipërinë e njëmijë e njëqind të zezave. Sepse ky nuk është një kongres mbaslufte, as një kongres paqeje, por thjesht do jetë një kongres serenatash për të Papranueshmin Rama. Një asamble që më shumë do t’i ngjajë një pazari gjësh të gjalla, ku çdo njeri do të krehë leshin e kafshës së tij për ta shitur ose për ta ndërruar me diçka tjetër sesa një debat të lirë idesh. Edhe nëse bëhen debate ato do të behën shterpë nga narkoza që Rama ka përgatitur. Për të politika është pushteti; edhe për pushtetin, në politikën shqiptare, është e lejueshme.
Besojmë që as Blushi nuk do të këtë mundësi të shpalosi “paketën e tij për ndryshimet” në statutin e Partisë Socialiste, e cila ka si synim të rinovojë strukturat e vendimmarrjes së proceseve politike. Pas rrëzimit në Kryesi, tre ditë më parë, mbështetësit e saj janë të vendosur t‘ia paraqesin edhe sot Kongresit. Mirëpo sjellja e kryesisë së kësaj partie ndaj propozimeve të njërës pjesë të saj, mund të lexohet edhe si një kopje të asaj që do të ndodhë sot.
Mirëpo çfarë do të mësojmë shqiptarët nga kongresi i socialistëve?/Afërmendsh parashikimi është i lehtë kur mozaiku i votës është i bërë që në kryesinë e PS, kuptohet vetiu se do të kemi përballë një “politikë aq shurdhe”, sa lyerja me një politikë “serenata dashnorësh”. Madje shfaqin një dëshirën e hareshme për të bërit politikë vetëm me deklarata shtypi, të cilat janë as më shumë e as më pak si buletinet meteorologjike. Së pari do të mësojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Se Rama është po ai që ka qenë përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, pra një kryetar pa vizion, pa program politik dhe një demagog i llahtarshëm. Një punist siç thotë Blushi nënë zë. Që ka bërë zap partinë opozitare me metoda sigurimi. Që nuk i dha fitoren PS, atëherë kur dukej se do të bënin diçka. Së dyti do të mësojnë silurimin e Benave, si Blushin ashtu dhe Malajn, që do të margjinalizohen në një kënd të partisë socialiste. As propozimet e tyre nuk do të merren në kongres, sepse sipas zërave të Edi Ramës, i ka fituar zgjedhjet, por ja kanë vjedhur se kush nuk dihet, por zërat nga lart janë të besueshme, për një që i beson fantazmave. Së treti, do të vazhdojë me politikën e re, bashkë me Gramozin Rucin, Namik Doklen dhe Sërvet Pëllumbin do të krijojnë një politikë si Obama në Amerikë. Në qoftë se sot do pyesim shqiptarët se kush është politikani që duan, cili është modeli i politikanit që do të votonin më shumë, me siguri ai nuk është Edi Rama. Së katërti, i zëri i Edi Ramës si kryetar i PS, ngjalli midis socialistëve si zëri i ndryshimit dhe te veçantës ne fund te viteve 2005 ! Ky këngëtar e talentuar dhe e apasionuar i shkundi pluhurin Serenatave Korçare duket se do t’i rigjallërojë ato përsëri ne skene gjatë kongresit. Më sapo kuptojmë sot do të jetë një potpuri shfaqje groteske ku zgjedhjet do të jenë veçse një kontorno e diskutimeve, Rama jo, Rama po. Gjithë kjo, pasi kandidatura e Ben Malaj për kryetar të të partisë do të jetë diversion momentesh të gatuara në ndonjë hotel apo në një sallë me dyer të mbyllura. Kuptohet vetiu, në një sallë të mbyllur akustikisht ku mos të dëgjoj zëra.
...