Gjermanja e gjendur në protestën e “Vetëvendosjes” ende në komë

Shtetasja gjermane, Iris Von Der Ehe, vazhdon të jetë në gjendje kome që nga protesta e lëvisjes Vetëvendosje e organizuar më 23 tetor të vitit të kaluar në Prishtinë.
Kunati i Irisit, Alban Krasniqi, ka treguar për “Kohën Ditore” se ajo është në gjendje më të mirë fizike, dhe se në këtë ka ndikuar trajtimi mjekësor në Gjermani.
“Irisi vazhdon të jetë në gjendje kome, kurse gjendja fizike e saj është më stabile. Kjo falë përkujdesjes së mjekëve në Gjermani, përkatësisht në Sundern, ku edhe ndodhet tano”, ka thënë ai.
“Mbetet të shpresojmë në përmirësimin e gjendjes së saj, duke qenë së është në përkujdesje intensive mjekësore”, ka treguar Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se institucionet e Kosovës nuk janë interesuar asnjëherë për gjendjen e shtetases gjermane, dhe se herë do kur familja e tij do të tentojë që përmes rrugës juridike të vërë, sipas tij, drejtësinë në vend për rastin e kunatës së tij./Indeksonline/