E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplaset me ish-hetuesin arrestohet i perndjekuri

Konflikti Gjergj Ndreca i perfshire edhe ne konfliktin me Rusmalin

Gjergj Ndreca nje nga te perndjekurit politike qe u be protagonist i konfliktit me deputetin e Partise Demokratike Ilir Rusmali eshte arrestuar dje nga policia e Tiranes pas nje perplasjeje me nje avokat qe dikur ka qene hetuesi i tij. Ngjarja ka ndodhur dje ne dreke ne nje kafene te Tiranes. Ndreca eshte arrestuar pas denoncimit te avokatit te njohur Agim Tirana i cili e akuzon te perndjekurin politik per sulm fizik. Perikli Shqevi deshmitar i ngjarjes dhe shok i te arrestuarit tregoi se Gjergji i kishte treguar se kur kishte qene ne hetuesi i akuzuar per krime politike Agim Tirana ne ate kohe hetues i kishte fikur cigaren ne cep te syrit. Kur e pa u ndje keq sepse nuk i dukej e drejte qe ky njeri jo vetem qe nuk u denua ndonjehere per dhunen ndaj te perndjekurve por beri karriere pas renies se komunizmit dhe sot eshte avokat i njohur - tregon Perikli Shqevi. Edhe vete Perikliu dhe nje shok tjeter burgu u shoqeruan dje ne polici dhe u lane te lire pas kater oresh. Ndersa Gjergj Ndreca u ndalua dhe do te duhet te dale perpara gjykates per caktimin e mases se sigurise. Ndreca eshte duke u hetuar ne gjendje te lire edhe per sulmin me grushte ndaj deputetit Ilir Rusmali. Ai ishte nje nder personat e perfshire ne konflikt por jo kryesori dhe gjykata vendosi ta linte te lire me detyrim paraqitje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›