E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Sma vendosni kufi rin te thana. Ruci Ju keni tmerr nuk doni ndryshime

Kuvend debate te ashpra PS-PD per reformen zgjedhore e parlamentare

Kuvendi i Shqiperise bllokohet ne reformat zgjedhore dhe parlamentare. Seanca e djeshme parlamentare eshte fokusuar ne ngecjen e reformave kryesore ne vend. Pas kater seancash ne salle eshte shfaqur Kryeministri Sali Berisha. Situata ne ngerc eshte bere publike nga kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci dhe ai demokrat Patozi. Ky i fundit ka akuzuar liderin e PS-se Rama per ngecjen e reformes zgjedhore. Nxitimi i Edi Rames per te shpallur deshtimin nuk tregon gje tjeter vecse deshires se tij per te gjetur nje pretekst qe reforma te mos kryhet. Ne ketu kemi qene kemi kerkuar ta bejme reformen zgjedhore para 8 majit por kane qene politikat bllokuese ato qe i shkaktuan vendit nje vonese dyvjecare. Nese do ti dhimbsej integrimi i vendit Rama nuk do te inkurajonte njerezit e tij per deshtimin ka deklaruar Patozi. Deklarates se tij i eshte pergjigjur shefi i grupit socialist Gramoz Ruci i cili ka akuzuar mazhorancen se nuk pranon rekomandimet e ODIHR-it per te realizuar reformen zgjedhore. Deri tani po permbushet detyra per ligjet me shumice te cilesuar. Opozita ka bere detyren e saj. Ne do vazhdojme te japim voten tone por ato per te cilat kemi rene dakord kane nje radhe ka deklaruar Ruci. Me pas ka nderhyre kreu i qeverise dhe mazhorances Sali Berisha i cili ka deklaruar se opozita nuk mund ti vendose kufirin te thana PD-se per ceshtjen e reformave. Ky zoteri Rama qe nuk pranoi te garoje qe nuk pranoi te vije ne Parlament se pari i thote grupit te tij Verjani atij kryeministrit kufirin te thana. Jo jo thelbi eshte ky ne platforme dhe per te bllokuar reformen shkel marreveshjen dhe kerkon ndryshimin e Kushtetutes. Se dyti kerkojne qe dekretet te votohen fshehtas tha Berisha. Kryeministri beri te ditur se opozita kerkon qe me rregulloren e Kuvendit te ndryshoje Kushtetuten duke ia kufizuar kohen e diskutimit ne Kuvend. Kerkojne qe Kryeministri te kete kohe te barabarte me kryetarin e minorances ne Parlament madje as te mazhorances. Kjo sepse kryetari i tyre i cili eshte edhe kandidati kryesor per kryeminister ne logjiken formale nuk garoi per deputet. Une e pengova zoterine Perkundrazi i ofrova ne ate kohe ndryshimin e Kushtetutes qe ti lejonte te ishte edhe kryetar bashkie edhe te garonte si deputet. Kete ia bera ne shenje vendosmerie qe te mos ndodhte si ne nje rast unikal ne Europe e ne bote ku komandanti nuk del ne krye por u thote njerezve te tij si ne nje novele greke Vros pedhia prapa ju vjen Jani. Para djem prapa ju vjen Jani. Ndonese mua me ndihmoi me mos garimin e tij dhe une e falenderoj publikisht sikunder e falenderoj publikisht qe garoi edhe per Bashkine e Tiranes tha Berisha. Ai theksoi se nuk ka bashkepunim me kushte dhe me presione. Ndersa beri te qarte se dhe pse Kodi Zgjedhor per ndeshkimin e komisionereve ishte i ashper qe sanksiononte 8 vjet burg e pranoi ate. Por Kryeministri beri te qarte se do ti drejtohej ODIHR per marrjen e mendimit. Ndersa nuk ngurroi te akuzoje opoziten per bllokim te marrjes se statusit te vendit kandidat. E perseris se nuk do te keni asnje presion nga ne. Sikunder harrojeni cdo lloj presioni mbi kete shumice Edhe kur ka pasur keni deshtuar ne menyren me ekzemplare. Ndaj nese doni te zbatojme marreveshjen jemi te gatshem 100 per qind theksoi Berisha. Ndersa Ruci beri disa polemika me Topallin per te drejten e fjales. Zoti Ruci nuk je kryeminister dhe nuk ke per tu ba kurre besoj jo besoj por jam e sigurt. Ka nje rregullore dhe zbatoj nenin 27. Me degjo o zoti Ruci. Ka nje rregullore nuk e di se si e keni ne Asamblene tuaj iu drejtua Topalli. Me pas Ruci akuzoi mazhorancen per mosplotesimin e kritereve te BE-se qe sipas tij opozita e ka shprehur vullnetin per votimin e ligjeve me 3/5 e votave. Nuk kerkojme kufizimin e kohes se Kryeministrit. Kerkesa jone eshte qe Kryeministri te mos jete zeri i vetem i Parlamentit qe opozita ti pergjigjet Kryeministrit. Ne cilin Parlament te botes behet kjo qe doni ju Ju keni tmerr prandaj nuk beni ndryshime ne Kodin Elektoral keni frike te denoni komisioneret qe jane ne KQZ e qe manipulojne zgjedhjet. Keto do qe te korrigjoje opozita. Mos u mundoni te na akuzoni neve ne do te jemi kudo ne komisionin e reformes ne miratimin e ligjeve me 3/5 etj. Por mashtrimin nuk do ta lejojme ka pohuar Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›