Përplaset për vdekje drejtuesi i biçikletës

Foto ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në hyrje të kryeqytetit. Në aksidentin ku janë përfshirë një autoveturë dhe një biçikletë ka mbetur i vdekur drejtuesi i kësaj të fundit. Aksidenti ka ndodhur afër shkollës Teknologjike pranë pallateve me shigjeta.
Tirana është një nga të vetmit kryeqytetet në Evropë që nuk ka korsi për lëvizjen e biçikletave dhe për pasojë jo vetëm që nuk nxitet një qarkull me këtë mjet.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të fundit por shpesh drejtuesit e biçikletave janë të kërcënuar nga automjetet. /F.Stafa/
(vijon)