E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.kryeministri i Kosovës kritikon KFOR-in dhe EULEX-in

Hajredin Kuçi

Zv.kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka kritikuar KFOR-in dhe EULEX për mos kryerje të detyrave. Akuza ka lidhje me vizitën e Vojislav Koshtunicës në Mitrovicë. Koshtunica zhvilloi dje një takim elektoral në territorin e Kosovës dhe për këtë Kuçi tha se qeveria ka pasur dijeni por ishte detyrë e KFOR-it dhe EULEX-it që të mos e lejonin.

Është e vërtet, kemi pas një informatë të tillë dhe ne kemi pas një reagim në KFOR dhe EULEX që duhet të ndalohet hyrja e tij dhe kemi kërkuar që të parandalohen dhe ndalohen veprimet e tilla. KFOR-i dhe EULEX-i nuk e ka kryer punën e vet, tha Kuçi.

Zv.kryeministri ka shtuar se kjo nuk është kritikë por kërkesë llogarie. Nuk e kemi logjikën me kritikuar, por e kemi logjikën me aktivizuar më shumë. Janë disa punë që KFOR-i dhe EULEX-i të kryejnë në pjesën e veriut, ata i kanë kapacitetet vepruese, e kanë fuqinë dhe ata e kanë edhe mandatin, ka nënvizuar ai.

Kuçi ka sqaruar se policia e Kosovës nuk mund të veprojë pa koordinimin e KFOR-it dhe EULEX-it pasi nuk garantohet sukses i plotë. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›