Përplasja Topi-Berisha, Rama: Kryeministri preu’ kokën e Presidentit
TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi sot kryeministri Sali Berisha se në përvjetorin e 568 të Besëlidhjes së Lezhës shkeli rëndë protokollin duke mënjanuar Presidentin dhe mbajtur i vetëm fjalim. Në një editorial tek faqja e tij në internet, Rama simbolizoi Berishën me një sulltan që pret koka.
“Kryeministri i sotëm i Shqipërisë u shfaq dje para varrit të Heroit Kombëtar si një sulltan ngadhnjimtar me kokën e prerë të Presidentit të Republikës ngulur mbi shtizën e flamurit të Besëthyerjes, pasi e flaku një natë më parë figurën e unitetit kombëtar në kanalin e ujërave të pistë që rrjedhin mes plehrave vetëm pak metra nga Përmendorja ku ndodhet varri i shenjtë”.
“Me sytë që nuk fshihnin dot tërbimin e brendshëm dhe gojën që nuk përmbante dot përpjekjen për t’u njësuar përçart me vetë Skënderbeun, ai e mbajti fjalimin që nuk i takonte as me zakon, as me Kushtetutë, as me protokoll shtetëror, duke e njollosur 2 marsin me gjakun e çarjes së Partisë Demokratike”.
Sipas Ramës, BE nuk pranon shfaqje të tilla të përsëritura ndaj kjo është arsyeja që Shqipëria mbetet jashtë dyrve të unitetit europian.
Foli si një përçarës e sundues duke përdhunuar vlerën kombëtare të asaj ngjarjeje historike dhe duke mos ngurruar ta kthejë edhe varrin e Skënderbeut në skenën e shfaqjes së përditshme mediatike ku është ai edhe vetëm ai që flet, përflet, stërflet, në emër të historisë e të lirisë e të çdo gjëje që i vjen ngoje. Oborrtarët përreth bënë si përditë sfondin memec të ritualit bajat, duke pritur përfundimin e shfaqjes për t’u rikthyer në kështjellën e pushtuar të shtetit dhe rifilluar me qokat, bakshishet, plaçkitjet e gostitë që i mbajnë lidhur me sulltan Saliun në këmbim të të gjitha fijeve të dinjitetit njerëzor, të cilat i kanë lënë kapar në duart e tij.
“E tërë kjo ëndërr e pështirë otomane u zhvillua para syve të shqiptarëve në ditën për diell të Shqipërisë së shekullit XXI, të Shqipërisë në NATO, të Shqipërisë që troket në dyert e Bashkimit Europian. Në dyert që mbeten të mbyllura prej tre vjetësh jo sepse, siç thotë kryeministri ka një opozitë që i pengon të hapen, po sepse ka një shtet të rënë gërrmuq nën shalën e sulltanit të sotëm të Shqipërisë që nuk ka as përmbajtje e as formë për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Europian. Një shtet që nuk bën dot zgjedhje të lira e të ndershme, po përkundrazi turret si ushtri jeniçerësh për t’i vjedhur zgjedhjet”.
“...Se pse Bashkimi Europian nuk mund të pranojë në tryezë një karikaturë të tillë të shtetit kjo është e qartë për këdo që lexon me radhë 12 rekomandimet e Komisionit Europian dhe jo fermanët e përditshëm të Portës së Kryeministrisë kundër opozitës”
Kryesocialisti ftoi shqiptarët të nënshkruajnë një kontratë me Aleancën për të Ardhmen me qëllim që të bëhet zot të fateve të tyre dhe të mbyllin kapitullin e përcarjeve.
“Me çdo shqiptar të gatshëm për t’u bërë zot i fatit të tij në një Besëlidhje të Re Shqiptare”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera BESETHYERJA-Nga Edi Rama