Përplasja e vendimeve, Gjykata e Lartë, drejtësi me dy standarde
Zbardhet konflikti në gjykim mbi çështje të ngjashme. Hera e parë që procedurat pezullojnë tërësisht gjykimin
Habjon Hasani
Tiranë - Prokurorët e dosjes “Rrëshen-Kalimash” e shpallën të pandehur ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha në një periudhë kur hetimet zyrtare kishin përfunduar dhe kur kërkesa e tyre për shtyrje të afateve hetimore u rrëzua nga gjykatat. Ky fakt i shërbeu dje Gjykatës së Lartë për të pezulluar tërësisht hetimin dhe për të “ngrirë” çështjen e hetimit të abuzimeve me rrugën Durrës-Kukës. Por “Albania” është njohur me 3 vendime të tjera të të njëjtit trup gjykues, që në të paktën 3 raste të tjera për çështje të ndryshme ka trajtuar ndryshe të njëjtin problem. Pra nuk i ka parë si thelbësore hetimet që ka kryer organi i akuzës gjatë periudhës kur afatet zyrtare të hetimit kishin skaduar dhe kur organi i akuzës ka kërkuar shtyrjen e tyre. Në të tria gjykimet në fjalë kanë qenë prezent në trupin gjykues dhe gjyqtarët Spiro Spiro dhe Besnik Imeraj. Më konkretisht, bëhet fjalë për Vendimin nr. 536 të datës 13 korrik 2005, Vendimin nr. 430, datë 16 korrik 2003 dhe Vendimin nr. 778 të datës 20 dhjetor 2006. Vendimi i vitit 2005 është dhe më arbitrari dhe pikërisht këtij vendimi po i referohet dhe gazeta për të përshkruar qëndrimin e gjyqtarëve.
Vendimi
Më 13 korrik 2005, kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka marrë në shqyrtim çështjen ndaj një të akuzuari për mbajtje lëndësh narkotike dhe armë zjarri pa leje. Anëtarë të kolegjit kanë qenë edhe Spiro Spiro dhe Besnik Imeraj. Avokati i të pandehurit ka kërkuar rrëzimin e vendimit të Apelit të Vlorës me pretendimin se disa prej veprimeve hetimore, si marrja i pandehur, dërgimi i çështjes për gjykim dhe kërkesa për gjykim janë bërë jashtë afatit ligjor të hetimit. Por ja që të njëjtët gjyqtarë kanë rrëzuar me forcë këtë pretendim.
Citimi
“Nuk përbën shkak ligjor për cenimin e vendimeve gjyqësore nga ky kolegj pretendimi i mbrojtjes se organi i procedimit e ka mbajtur çështjen në hetim për 6 muaj, pa zgjatje afati, ndërkohë që afati ligjor, sipas Nenit 323/1 të Kodit të Procedurës Penale është tre muaj. Është e vërtetë që disa prej veprimeve hetimore në këtë çështje janë kryer pas mbarimit të afatit të hetimit, siç janë vendimi i marrjes si të pandehur, vendimi i dërgimit të çështjes për gjykim dhe kërkesa për gjykim, që mbajnë datat 1, 4 dhe 05.09.2003. Këto veprime procedurale, në kuptim të kërkesave të Nenit 324/4 të K. Pr. Penale, nuk mund të trajtohen si veprimet e tjera hetimore sikurse janë marrja dijeni për veprën penale, sigurimi i burimit të provave, të cilat nuk mund të përdoren nëse janë kryer pas mbarimit të afatit, pasi ato i përsërit vetë gjykata gjatë shqyrtimit gjyqësor”, - shkruhet në vendimin e vitit 2005. Pra asnjëherë nga praktika e Gjykatës së Lartë nuk është konsideruar si i pavlefshëm njoftimi i akuzës mbas afatit hetimor, pasi njoftimi i akuzës nuk është hetim.
11 Prill 2009