E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja me Përmbarimin Mat, reagon ACR

Uzina e Ferrokromit të Burrelit është kthyer në një mollë sherri dje mes përfaqësuesve të kompanisë koncesionare ACR dhe Zyrës Përmbarimore Mat. Kjo e fundit është gjendur pranë uzinës për të ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për sekuestrim baze materiale si detyrim i mospagesës së punëtorëve në kohën kur uzinën e kishte me koncesion kompania italiane Ital-Krom. Bëhet fjalë për rreth 3 vite më parë, kur një pjesë e 110 punëtorëve nuk u paguan për një periudhë të konsiderueshme kohe. Por

Kompania ACR ka shpjeguar sot konfliktin e disa ditëve më parë në uzinën e Ferrokromit të Burrelit mes përfaqësuesve të saj dhe zyrës Përmbarimore Mat. Kjo e fundit është gjendur pranë uzinës për të ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për sekuestrim baze materiale si detyrim i mospagesës së punëtorëve në kohën kur uzinën e kishte me koncesion kompania italiane Ital-Krom. Bëhet fjalë për rreth 3 vite më parë, kur një pjesë e 110 punëtorëve nuk u paguan për një periudhë të konsiderueshme kohe. ACR në deklaratën e saj të sotme sqaron se borxhi ndaj furnitorëve është një detyrim i pashlyer i kompanisë italiane Ital- Krom, e cila administronte uzinën në kohën kur menaxhohej nga DARFO.

Punonjësit e përmbarimit kanë hyrë në Uzinën e Burrelit dhe kanë tentuar të sekuestrojnë ferrokromin që ndodhen në Uzinë me pretekstin se po ekzekutojnë në vendim të Gjykatës për një borxh që pretendohet se kompania i ka furnitorëve. ACR sqaron opinionin publik se kompania italiane Ital- Krom, e cila administronte uzinën në kohën kur menaxhohej nga DARFO, nuk ka paguar furnizuesit e saj dhe në një moment është zhdukur pa lënë gjurmë.- thuhet në deklaratën e ACR-së.

Më tej, ACR shpjegon se , furnizuesit kanë paditur kompaninë Ital- Krom në Gjykatën e shkallës së parë dhe ajo u ka dhënë të drejtë, duke shtuar se, vendimi është kundërshtuar në Gjykatën e Apelit brenda afateve ligjore dhe kjo ka bërë që vendimi i shkallës së parë të mos marrë formën e prerë dhe për pasojë të mos jetë ende i ekzekutueshëm.

Veprimet e përmbarimit përkohësisht janë ndërprerë, ndërsa ACR e cila administrona uzinën e Ferrokromit në Burrel bën të ditur se po ndjek të gjithë hapat ligjore, duke besuar në gjykimin e drejtësisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›