Greqi, zgjedhjet parlamentare mbahen më 6 maj

Kryeministri grek, Lukas Papademos
ATHINE- Autoritetet greke njoftuan se zgjedhjet e parakohshme në Greqi do të mbahen më 6 maj.
Zgjedhjet do të jenë të parat që nga kriza e borxheve që ka mbërthyer Greqinë që nga fundit i vitit 2009, krizë e cila çoi vendin drejt recesionit më të rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore, duke sjellë një numër të madh të të papunëve dhe dridhje të monedhës evropiane euro.
Demokracia e Re konservatore dhe Partia Socialiste e PASOK-ut – të cilat kanë mbështetur qeverinë e përkohshme të teknokratit Lukas Papademos, kanë humbur mbështetjen e publikut dhe nuk mund të fitojnë vota të mjaftueshme për të formuar një koalicion të ri.
Sondazhet e opinionit tregojnë se partitë e vogla që kundërshtojnë masat e ekonomike të imponuara nga Bashkimi Evropian dhe FMN në këmbim të ndihmës, po fitojnë terren.