E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Pa garantuar pronën, ska integrim në BE

Foto ilustruse nga tryezat e PS-se

TIRANE- Shqipëria është shumë larg Bashkimit Evropian sepse ende nuk vendos si do ta zgjidhe dhe jo  më ta ketë zgjidhur problemin e pronës. Kështu u shpreh kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në tryezën e PS-së për pronën, ndërsa citoi pjesë nga raporti i fundit i Bashkimit Evropian.

Rama bëri një pasqyrë të asaj që parashikon programi i PS-së, për një Rilindje Shqiptare, ndërsa ju drejtua ish pronarëve që ndodheshin në tryezë, të cilëve Rama u tha se socialistët kanë vendosur t’i quajnë pronarë

Programi ynë i ri i quan ndryshe ne kemi vendosur tju quajmë pronarë dhe tju trajtojmë  si pjesë e rëndësishme për zhvillimin  vendit tonë drejt  zgjidhjes së këtij problemi pa të cilin zhvillimi është i kërcënuar, duke i dhënë fund talljes dhe duke vendosur në vend padrejtësinë ndaj jush. Ne do të bashkëpunojmë me ju për të hartuar një kuadër të ri ligjor që të respektojë të drejtat e pronarëve dhe të mëshirojë drejtësi sociale për të gjitha kategoritë e popullsisë.”- tha Rama.

Ata të cilët ju i keni votuar për 20 vjet, jo vetëm që se kanë zgjidhur çështjen e pronës, por janë tallur me ju, tha Rama.

Me këtë qeveri, çdo votë që do ti japni do të jetë për të shtuar ndërtimet pa leje, ndërkohë që ata që presin legalizim duhet të presin për vite të tëra, nëse do të shohim ritmin me të cilin është ecur gjatë këtyre viteve, tha kryesocialisti.

Duke e përqëndruar vemëndjen në konfliktin për pronën në Orikum, Rama u shpreh se duke qenë se nuk kemi dashur të politizojmë çështje të kësaj natyre dhe duke qenë se çështje ngjan mjaft e komplikuar, mes pretendentesh për pronarë, pronarë, ripronarë, ish pronarë etj,  kemi angazhuar një grup hetimor ekspertësh, gjë që po e bëjmë edhe për çështje të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›