E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reformat, OK. Integrimi, prioriteti ynë

BRUKSEL- Kryeministri Sali Berisha po qëndron në Bruksel në kuadër të konferencës me temë Ballkani Drejt Integrimit Evropian. Duke folur për situatën politike në vend, kreu i qeverisë tha se situata politike në Shqipëri i është kthyer normalitetit, dhe se marrëveshjet e nënshkruara mes saj dhe opozitës jnaë zbatuar nga të dyja palët.

Berisha e vuri theksin tek Integrimi i vendit në Bashkimin Evropian duke e quajtur këtë proces si jetësorë për qytetarët shqiptarë.

Synimi më i madh i vendit tim është integrimi në Bashkimin Evropian, tha Berisha, duke shtuar se ky proces do të mbështet tërësisht në meritë dhe performancë

Berisha informoi anëtarët e PPE-së edhe për reformën parlamentare dhe atë zgjedhore, për të cilat u shpreh se kanë përparuar shumë.

Berisha eshte ftuar ne Konference nga nga Kryetari i grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian, Joseph Daul, ndersa pritet te kete takime me shume personalitete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›