Perplasja me arme 2 te plagosur

Përplasja midis dy grupeve te rinjsh ne qytetin e Durrësit ka përfunduar me dy te plagosur. Sipas policisë, te plagosurit janë Amarildo Cekini 22 vjeç si dhe bashkëmoshatari i tij Donal Verdha, të cilët janë dërguar menjëherë për në spitalin rajonal të Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën..
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, në hyrje të një pallati, në afërsi të shkollës “Bedrie Bebeziqi”, vetëm 150 metra larg qendrës së Durrësit. Sipas policisë personat njihen si kontigjentë kriminal, pasi janë të skeduar si përdorues e trafikues të lëndëve narkotike, ndaj dhe konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për shkak të prishjes së pazareve mes grupeve. Për të zbardhur ngjarjen policia ka ndaluar dy persona, të cilët kane qenë pjesë e konfliktit mes grupeve, ndërsa në pyetje po merren dhe dëshmitarë në vendngjarje.