Inspektorati Shteteror i Punes kontrolle pas disa aksidenteve

Duke marrë shkas nga dy aksidentet e fundit që kanë ndodhur në ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan, ku ka humbur jetën punëmarrësi Aleksandër Kondi dhe është plagosur punëmarrësi Marsel Bahja, inspektorati Shtetëror i Punës, ka kryer inspektimin e masave të sigurisë.
Një ekip kontrolli, po verifikon të gjitha subjektet ku kanë ndodhur aksidente në punë dhe sëmundje profesionale gjatë vitit 2012, për të parë nga afër masat e mara nga subjektet, për eleminimin e aksidenteve në të ardhmen.
Gjithashtu, me Urdhër të veçantë të Inspektorit të Përgjithshëm, do të kontrollohen në të gjithë Shqipërinë subjektet me risk të lartë për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale.
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka ftuar organizatat e punëmarrësve, punëdhënësve por edhe çdo punëdhënës dhe punëmarrës të denoncojnë pranë ISHP-së, çdo rast ku konstatohet shkelje e legjislacionit të punës.