Perplasja polici-prokurori, seriali vazhdon
Perplasja polici-prokurori duket se do te vazhdoje gjate, pasi ende nuk jane degjuar konkluzionet e prokurorit te ceshtjes per raportin mjekoligjor qe shpjegon se behet fjale per vetevrasje. Agjentet e policise se Komisariatit nr. 2, qe hetuan vdekjen e Gani Kamberit, me 13 tetor, shpjeguan se ne gishtat e te ndjerit u gjeten gjurme baruti. Sipas ketij konkluzioni, 50-vjecari eshte veteqelluar me armen pasi ishte mengjarash dhe qitja ishte e realizueshme, pavaresisht nga pozicioni diagonal. Po keshtu, fakti i shkrehjes se armes shpjegohet me defektin e pistoletes, qe kryente qitje lehtesisht dhe nje pakujdesi e Kamberit mund t'i kete sjelle dhe fundin fatal. Kontradikta profesionale mes policise dhe prokurorise se Tiranes shkoi deri ne vendimin per te zhvarrosur kufomen ne fillim te muajit maj, tete muaj pas ngjarjes se rende. Prokuroria tha se Kamberi ishte denoncues per skandalin e pronave ne Kashar dhe jo deklarues, cka komplikoi me tej hetimin, duke hedhur dyshime per nje ekzekutim mafioz. Familjaret deklaruan se zyrtare te komunes kishin zaptuar pronat e familjes, ndersa dhjete prej tyre u arrestuan ne dhjetor te vitit te kaluar. Madje, edhe nje prej personave qe akuzohej nga te afermit si njeriu qe kishte rrahur tre here Ganiun. Gjithsesi, duket se perplasja institucionale do te vazhdoje me tej edhe pas raportit te Mjekesise Ligjore.
Gruaja: Ganiu u vra per token
Valbona Kamberi, e veja e Ganiut, pas ngjarjes, deklaroi se i shoqi kishte denoncuar para vdekjes zaptimin e 40 dynymeve toke nga zyrtaret e komunes Kashar. Ajo rrefeu ne nje interviste se 50-vjecari ishte kercenuar nga kryekomunaret dhe rrahur nga Xhevahir Hyka, nje prej te arrestuarve per skandalin.
Gruaja: Ganiu u vra per token
Valbona Kamberi, e veja e Ganiut, pas ngjarjes, deklaroi se i shoqi kishte denoncuar para vdekjes zaptimin e 40 dynymeve toke nga zyrtaret e komunes Kashar. Ajo rrefeu ne nje interviste se 50-vjecari ishte kercenuar nga kryekomunaret dhe rrahur nga Xhevahir Hyka, nje prej te arrestuarve per skandalin.