E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregdeti i Dhermiut, plazhe shkembore dhe net te cmendura

Ornela Hila

Eshte nje udhetim i mahnitshem qe te shoqeron ne rrugen drejt bregut te detit ne Dhermi. Eshte e magjishme sesi pergjate rruges te ndalet syri ne te gjitha mrekullite qe natyra ka rezervuar per peizazhet e kesaj zone. Dhermiu eshte fshati me i madh i krahines dhe plazhi i tij, shume me terheqes. Nje siperfaqe e madhe me gure dhe zhavorr te imet rrethuar nga gjelberimi, e natyrisht uji kristal, ploteson panoramen.

Rruga ku futesh per te zona bregdetare, ne degezimin e rruges nacionale qe shkon per ne Himare, ndoshta ne veshtrimin e pare nuk duket shume "mikpritese" ne nje tabele te vendosur shkujdesur mbi rruge, e cila te njofton se plazhi eshte vetem 1.5 km larg rruges nacionale, por nepermjet gureve qe zbresin tatepjeten, fshihet mrekullia. Vetem disa metra pas kesaj shtrihet nje pyll si ne perralle, sidomos ne pjesen e djathte kur udheton drejt Jales ka pamje magjepse, ndoshta per adhuruesit e natyres mund te ngjasoje si nje bote cudirash. Gjelberimi permes pemeve te shoqeron ne nje pjese te mire rruge dhe pas kesaj nje kthese e forte dhe panorama shfaqet shume me ndryshe. Rruga vijon ne shpatin e malit dhe ne pjesen tjeter kaltersia eshte pafund. Nje plazh gati-gati ekzotik, ku guret e brezit te dyte zevendesohen me pas me zhavorrin e imet.

Vijon plazhi nje hapesire e gjere bregu shkembor, i cili zgjatohet me finese nen kaltersine e detit kristal. Hapesira e bregdetit jonian zgjatohet lehtesisht dhe te con ne zona plazhi ende te virgjera. Fshatra dhe plazhe qe fshehin perla nen gjarperimin e rrugeve. Pushime te paharruara, eksplorime ne vende te mrekullueshme dhe qetesi ne zona thuajse te paprekura. Shtepi e madhe e diellit, detit dhe malit. Kjo mund te thuhet pa frike per bregdetin shkembor te Jonit. Palase e Dhermi, qe fshehin perla nen gjarperimin e rrugeve dhe gjelberimit, pemeve te mbjella, frutoreve, agrumeve si dhe mijera rrenje ullinj. Ka nje turizem jo shume te organizuar dhe kryesisht mbeshtetet ne turizmin familjar, por edhe hotelerik. Kryesisht preferohet se eshte nje bregdet i thyer, ku plazhet jane si ishuj te vegjel qe te ofrojne dhe intimitet relaksues. Bregu jep mundesi, thuajse ne gjithe zonen te nje turizmi individual, apo edhe te levizshem, me cadra, ose me rulota. Rruga nacionale qe lidh Llogorane me Dhermiun eshte e asfaltuar, projekt ky qe vijon zbatimin, por i perfunduar eshte deri ne brendesi te Dhermiut. Ndersa pritet qe edhe pjesa tjeter e aksit rrugor te perfundoje, ndonese per kete vere jo gjithcka do te jete gati. Ndertimet karakteristike te shtepive ne Dhermi jane ne pjesen e siperme te rruges disa metra larg plazhit ndersa garantojne keshtu edhe qetesine per ata qe gjumin e duan shpejte apo per pushimin e drekes. Hotelet po ashtu jane ne te shumte e rasteve pergjate rruges duke i lene plazhit argetimin dhe zhurmen qe nevojitet ne dite gjallerues vere. Nata eshte nje tjeter resurs ne zone. Diskot dhe klubet e nates jane te shumte ne Dhermi. Cdo nate luajne muzike per te pasionuarit dhe nen magjine e muzikes, apo kokteje te ndryshem cdokush mund te defreje deri ne oret e vona te nates. Cmimet ne zone jane te kripura, por qe gjithsesi te ndryshueshme ne baze te kerkeses dhe ofertes turistike ne vite. Cmimi i nje shtepie me qira shkon deri nga 45 mije deri ne 60 mije leke te rinj ne 15 dite. Shtepite ofrohen nga banore te zones, te cilat mund te jene njekateshe, shtepi te gurta, te cilat jane te fresketa, apo edhe ndertime disakateshe te kryera vitet e fundit. Hotelet gjithashtu kane cmime ne keto nivele, ku nje nate kushton 3-5 mije leke, por turizmi i vertete ne kete zone behet ne shtepite e gurta.

Plazhi ne bregdetin shkembor

Plazhi i Dhermiut eshte nder me te frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Plazhi i Dhermiut eshte nder me te medhenjte e plazhit Jonian. Qetesi, bregdet te paster, por edhe gjelberimi ne disa pjese te tij i bejne te vecanta pushimet ne te. Kur zbret ne plazhin e Dhermiut nuk mund t'i rezistosh nje rikthimi te dyte. Ne zone ka shume bare, restorante dhe pika akomoduese, shtepi apo hotele. Bregdeti preferohet per pushime ditore dhe kryesisht qendrim disaditor, ku mund te shijosh rrezet e paradites dhe ujin e kristalte, por edhe magjine e perendimit ne det. Plazhi i copetuar ne gjatesine e tij rezervon gjire te pafund e zona te "harruara" ku mund te sigurosh qetesi e intimitet.

Shpellat, monumente te natyres

Fshati ndodhet ne shpat te malit, ne terren te thyer dhe duke qene nder fshatrat me te vjeter te zones ka ndertime karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit kulle. Interes per vizitoret qe pelqejne ndertimet e vjetra eshte kisha e Shen Stefanit, ne te cilen gjenden gjurme te periudhes bizantine. Mbi fshat gjendet manastiri dhe kisha e Shen Merise, te cilat kane nje pamje te vecante. Pergjate perroit te fshatit jane edhe disa shpella karstike me interes per tu vizituar. Shkembinjte qe mbyllin plazhin jane labirinte te verteta natyrore. Vijimi i shetitjes pergjate bregdetit shkembor, masive qe bien thike mbi det fshehin edhe shpella mjaft interesante per tu vizituar. E tille eshte shpella e Pirateve, e cila gjendet ne kodren e Shen Todrit.

AKOMODIMI

Dhomat ne hotele 3-5 mije leke /nate

Shtepi private 45-60 mije leke ne 15 dite

RESTORANTET

Sallata 200-250 leke

Antipasta 350-800 leke

Spageti, rizoto 250-400 leke

Peshk 4500-850 leke

Mish 450-650 leke

Tave me fruta deti 450-550 leke

Kallamar dhe karkaleca 800-900 leke

Vera e vendit 1000 leke nje shishe

Vera e huaj 1200 leke nje shishe

Ushqimet: Peshk, mjalte dhe vaj ulliri

Ajo qe te josh ne kete zone nuk eshte vetem ajo qe mund te shijosh nga natyra dhe pamja piktoreske e zones. Per te pasionuarit per ushqim, zona eshte ideale. Karakteristike e saj eshte ushqimi kryesisht i mbeshtetur ne baze peshku dhe gatimi i mishit ne menyre tradicionale, pjekja e mishrave ne hell, barbeky etj. Kuzhine tradicionale e nderthurur sipas shijes me ate italiane apo greke. Asgje nuk mungon ne restorantet e Dhermiut, ku drekat apo darkat marrin shijen e bregdetit dhe oreksi vjen nen eren e jodit te detit. Kjo pasi pjesa me e madhe e restoranteve jane fare prane bregut apo pergjate tij. S'mund te ikesh prej andej pa provuar vajin e ullirit dhe mjaltin ne zone, prodhime te bregasve qe duhen pershendetur. Thellesite e ujerave premtojne per llojshmeri te peshkut, kryesisht atij te eger, qe eshte shume i parapelqyer ne tryeza. Ne to njihet pjekja tradicionale si ne vise te tilla. Ata njihen gjithashtu per kultivimin e ullinjve dhe agrumeve. Banoret thone se askund nuk shijon vaji i ullirit si ne zonen e tyre. Asnjehere nuk mungon vaji i ullirit "safi" ne shtepite e bregasve. Nder pjatat qe shoqerojne ushqimet ne tryeza jane dhe ato me lakra te egra, nena, te gjitha te zhytura ne vaj ulliri. "Ushqime te tilla kane vlera kurative, si dhe jane te pasura", thone banore te zones, te cilet sallata te tilla i kane thjesht shoqeruese te prodhimeve te detit. Nuk mungojne ketu hotelet apo shtepite, ku mund te zgjedhesh te kalosh disa dite apo nje pesembedhjeteditesh te tere, nen eren e detit dhe shijen e jodit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›