Zhduket emigranti, dyshohet grabitja
Nje emigrant, nga nje fshat i Beratit, eshte larguar nga banesa pa lene gjurme qe prej tete ditesh, nderkohe qe familjaret kane denoncuar dje humbjen e tij. Aziz Gjozi, banor i fshatit Gorican, komuna Kutalli, rezulton i humbur qe prej tete ditesh, nderkohe qe familjaret nuk dine asgje per fatin e tij. Emigranti 33-vjecar, me emrin e ndryshuar Hari Gjeza, mesohet se 20 dite me pare ishte kthyer nga Greqia, ku jetonte dhe punonte prej vitesh. I riu mesohet se ishte shkelur token shqiptare nga pika kufitare e Kakavijes se bashku me vajzen e tij, gjashte vjece, ndersa rreth nje jave me pare kishte shkuar ne shtepine e te vjehrrit te tij, nga ku eshte larguar ne drejtim te paditur. Familjaret e tij ne Berat kane bere denoncimin per humbjen e Gjozit, duke kerkuar ndihme per gjetjen e tij. Sipas te afermve, djali ishte kthyer shume i merzitur nga Greqia, pasi ne piken kufitare i kishin bllokuar pasaporten. Ata kane kontaktuar dhe me bashkeshorten e tij ne Greqi, e cila i kane vene ne dijeni se burri i saj nuk e kishte marre ne telefon prej vitesh. Familjaret i thane policise se 33-vjecari kishte nje sasi euro me vete dhe mund te kete rene pre e ndonje grabitjeje.