E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e anglezit, shkon dosja ne gjykate

Prokuroria perfundon hetimet ne lidhje me vrasjen ne qytetin e Shengjinit te shtetasit anglez Eduard Krejtorn. Dosja ne ngarkim te Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj ka mberritur tashme ne Gjykaten e Rrethit te Lezhes. Dy te rinjte akuzohen per krimin e kryer me 3 shkurt te ketij viti, per motive grabitjeje. Trupi i viktimes u gjet pas 18 diteve dhe u zbulua rastesisht nga nje grup femijesh qe luanin prane pusit ne afersi te nje banese te braktisur ne Malin e Shengjinit. Fillimisht dy te dyshuarit mohuan implikimin ne krim, por policia tha se gjeti gjurme dhe sende te viktimes qe i ishin grabitur pas vrasjes. Ne dosje gjendet edhe deshmia e Arlind Vukaj, i cili ka rrefyer skenen e ngjarjes, se si kishin mashtruar britanikun duke i dhene nje cigare hashash me qellim grabitjen e kartes bankare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›