Përplasje Berisha-FMN? Mëhilli: Ëndërr vere e medieve

“Këto pretendime të shtypit të kontrolluar nga opozita janë mashtrime dhe trillime te radhës sepse bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me FMN është transparent dhe i suksesshëm dhe se Kryeministri Berisha ka vlerësimin më të madh për këtë bashkëpunim”, tha zëdhënësja Erla Mëhilli.
Sipas saj, qeveria është e vendosur që në përputhje me angazhimin e saj të mbajë në kontroll të plotë borxhin publik nën 60 %, deficitin buxhetor nën 3,5 % dhe inflacionin vjetor rreth 3 %.
“Qeveria ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha masat për të garantuar stabilitetin makroekonomik të vendit. Këta tregues dhe këtë stabilitet qeveria do ta garantojë me gjithë vendimin e saj për rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe mosrritjen e taksave, pasi beson se rritja e rogave dhe pensioneve është një detyrim moral i qeverisë dhe investim i rëndësishëm në burimet njerëzore, sikundër mbajtja e nivelit aktual të taksave përbën një lehtësi dhe nxitje të madhe për biznesin dhe investimet në Shqipëri. Në këtë kontekst theksojmë se të gjitha pretendimet e shkrimeve të sotme mbi përplasje mes Kryeministrit dhe FMN janë thjesht një ëndërr vere dashakeqe e krerëve të opozitës”, shtoi ajo.
Drejtori i FMN-së, Gavrin Bell ishte para disa ditësh në Tiranë ku kërkoi rritjen e taksave për të mbajtur nën kontroll borxhin publik, por kryeministri Berisha një ditë më parë theksoi se taksat nuk do të rriten. Ndërkohë, Ministria e Financave ka parashikuar uljen e investimeve për gjatë 6 mujorit të dytë të këtij viti /S.Lleshi/Start/
2011-06-28 17:43