Njohja e Kosovës nga Izraeli? Lieberman: Çështje sensitive

Takimi është zhvilluar pa praninë e kamerave, ndërsa më pas dy ministrat kanë dhënë një konferencë për shtyp, ku është folur për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Mes dy vendeve tona kemi marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme dhe dëshmi e kësaj është shkëmbimi i vizitave brenda një kohe shumë të shkurtër. Ne bëjmë përpjekje që këto marrëdhënie të mira politike ti shtrijmë edhe në fusha në nivele të tjera”, tha në konferencë Lieberman.
Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, ku kryediplomati hebre u shpreh se ajo është një çështje tejet e ndjeshme. “Për t’ju kthyer pyetjes lidhur me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit kjo është një çështje sensitive për shumë arsye, prandaj shkurt do të thosha që ne do ta njohim atë pasi të jetë njohur në fillim nga Spanja, Greqia, Qipro, pra, më lejoni të theksoj edhe një herë që kjo është një çështje shumë e ndjeshme, për më tepër në rajonin tonë shpërthyes. Por gjithsesi, unë mendoj se këto probleme mund të zgjidhen në mënyrë paqësore”, theksoi ai. /S.Lleshi/Start/
2011-06-29 09:35