E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, Riker: Momenti për zgjidhjen e emrit

SHKUP- “Maqedonia gjendet në udhëkryq mes të kaluarës dhe të ardhmes. Tashme është momenti kur lidershipi duhet te njoh mundësinë e hapur dhe te zgjidhe kontestin e emrit”. Keshtu eshte shprehur ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker.

Ai i sugjeron elitat politike t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të punojnë për një të nesërme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, të cilët i dhanë verdiktin për të sjellë vendime për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe për më shumë prosperitet.

Pas zgjedhjeve të 5 qershorit të cilat u realizuar shumë mirë, ne besojmë se tani është koha për t’i dhënë fund negociatave me Greqinë, që po zhvillohen përmes Kombeve të Bashkuara”- ka thene ai, cituar sot nga agjencia INA.

Sipas tij, ka shumë spekulime lidhur me mendimin e diplomatëve për çështjen e kontestit të emrit.

E di se ka shumë spekulime për atë se çka mendojmë për këtë çështje që para tre viteve kur erdha këtu në Maqedoni. Të gjithë e dimë se në Maqedoni ka spekulime dhe shumë njerëzve u intereson se kush me kënd pinë kafe dhe çka mendojnë diplomatët për këtë çështje. Por mos bini pre e këtyre spekulimeve dhe atyre që thonë se e dinë mendimin tim. Porosia jonë rreth çështjes së emrit është e qartë, ashtu sikur edhe për çështje të tjera, deklaro Riker

Diplomati amerikan sërish ka theksuar se, pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë si dhe përmbushjen e reformave tjera, Maqedonia e ka shumë të vështirë të anëtarësohet në BE dhe në NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›