Ngrihet grupi qe do caktoje fillimin e historikut te Parlamentarizmit
Një grup historianësh dhe juristësh do të ngrihet me qëllim përcaktimin e fillimit të historikut të Parlamentarizmit në shtetin shqiptar.
Ky është vendimi i fundit i Byrosë së Kuvendit në mbështetje të neneve 8 dhe 11 të Rregullores së Kuvendit.
Kjo vendimarrje e Byrosë u mor më datën 20 qershor dhe parashikon që Grupi i historianëve dhe juristëve në bazë të përcaktimit të fillimit të parlamentarizmit do të bëjë edhe rillogaritjen e numrit të legjislaturave.
Ai do të përbëhet nga anëtarë, të cilët duhet të jenë historianë dhe juristë të shquar dhe me një përvojë të gjatë akademike, i cili do të zhvillojë veprimtarinë e tij pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Grupit do t'i sigurohet bashkëpunim i ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave apo institucione të tjera si dhe, do të asistohet nga stafi i Kuvendit.
Mësohet se do të jetë ky grup ekspertesh dhe juristesh që do të përcaktojë nëse do të llogariten dhe se si mund të llogariten legjislaturat e periudhës së komunizmit.