Perplasje e re mes presidentit Topi dhe shumices se djathte
Debatet e nisura qe diten e djeshme ne mbledhjen e Keshillit te larte te Drejtesise kane vazhduar me tej duke shenuar nje perplasje te re mes presidentit Bamir Topi dhe shumices se djathte.
Eksponente te saj por edhe vete ministri i Drejtesise Eduard Halimi e kane konsideruar si shkelje kushtetuese propozimin nga ana e presidentit te kandidatures se Ilir Mustafajt si nenkryetar per faktin se ai eshte nje anetar i zgjedhur nga radhet e gjyqesorit.
Sot me ane te nje letre zyrtare Ministri i Drejtesise Halimi i ka kerkuar presidentit qe te terheqe kandidaturen e tij. Ne letren e tij ministri shprehet se ky propozim jo vetem perben nje akt te paprecedent ne traditen kushtetuese te ushtrimit te veprimtarise se Presidentit te Republikes ne detyren e kreut te Keshillit te Larte te Drejtesise sepse eshte antikushtetues por mbi te gjitha krijon tension instirucional artificial dhe demton zhdervjelltesine qe aktiviteti i ketij Keshilli duhet te kete nen drejtimin e nje anetari jo gjyqtar shkruan ministri duke renditur me pas edhe argumentat juridike.
Ai i referohet nenit 147 te kushtetutes i cili percakton edhe formulen e perberjes se Keshillit me 9 anetare nga gjyqesori dhe tre anetar te propozuar nga parlamenti pervec anetareve qe jane per shkak te funksioneve qe kryejne. Me pas Ministri Halimi permend dhe nje vendim te Gjykates kushtetuese te vitit 2006 sipas te cilit te 9 anetaret qe perfaqesojne gjyqesorin duhet te jene gjyqtare efektive. Per pasoje sipas interpretimit te Ministrit nese njeri prej tyre do te zgjidhej nenkryetar atehere ai do te hiqte dore nga ushtrimi i detyres si gjyqtar e njekohesisht do te cenohej perfaqesimi me 9 anetare te trupes se gjyqesorit.
Por burime nga presidenca i referohen gjithashtu po nenit 147 te kushtetutes i cili sakteson se Keshilli i Larte i Drejtesise me propozim te presidentit zgjedh nga anetaret e tij zevendeskryetarin gje e cila sipas tyre nuk vendos kufizime. Po ashtu presidenca i referohet edhe nenit 12 te ligjit per Keshillin e Larte te Drejtesise i cili parashikon zgjedhjen si nenkryetar edhe te nje anetari nga trupa gjyqesore i cili ne perfundim te mandatit rikthehet ne detyren e meparshme si gjyqtar.
Te njejtin nen citon edhe ministri i Drejtesise Halimi ne letren e tij duke kujtuar se pas 5 vitesh qe nga ai ligj jurisprudenca kushtetutese ka sjelle zhvillime domethenese duke kembengulur ne percaktimin e vendimit te Gjykates kushtetutese se anetari i zgjedhur nga gjyqesori duhet te jete gjyqtar efektiv dhe i pashkeputur nga kjo detyre.
Por burimet nga presidenca duke ju referuar po ketij vendimi te gjykates kushtetuese saktesojne se kjo gjykate ndersa ka shfuqizuar disa nene te ligjit per Keshillin e Larte te Drejtesise nuk e ka prekur Nenin 12.
E gjithe kjo beteje juridike qe zhvillohet ne sfondin e nje perplasjeje te vjeter mes shumices se djathte dhe presidentit Topi duket se do te kthehet ne nje prove force ne votimin qe do te zhvillohet. Nje sfide te pare presidenti Topi e fitoi dje kur me nje rezultat te ngushte 8 me 7 u hodh poshte propozimi i ministrit Halimi qe caktimi i nenkryetarit te ri te shtyhej pas zgjedhjes se Kreut te ri te Shtetit.