Shqiperi Akuza te forta mes presidentit Topi dhe kryeministrit Berisha

Ne Shqiperi kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi shkembyen mbreme akuza te forta mes tyre pas perplasjes se krijuar per zgjedhjen e nenkryetarit te Keshilit te Larte te Drejtesise.
Kryeministri Berisha deklaroi se presidenti ka dhunuar e shkelur Kushtetuten e cila sipas tij ne frymen e saj ka te percaktuar qarte se nenkryetari duhet te zgjidhet nga anetaret e emeruar nga parlamenti.
Zoti Berisha tha se kreu i shtetit e ka kthyer presidencen ne seline e nje partie te vogel qe pritet te krijoje ne mbyllje te mandatit. Nga ana e tij Presidenti Topi u pergjigj menjehere duke akuzuar kryeministrin se kerkon te delegoje ne postin e nenkryetarit nje prej te preferuarve te tij politik.
Ai rrezoi pretendimet se Kushtetuta perjashton zgjedhjen e nje anetari qe vjen nga gjyqesori ndersa i kujtoi kryeministrit se Gjykata Kushtetutese e ka gjetur ate disa here ne shkelje te Kushtetutes.