Mitrovicë, kërcënime në shtëpitë e shqiptarëve
“Dolazimo” (Ne po vijmë) është mesazhi që organizata ultra-nacionaliste serbe Obraz ka lënë në dyert e pak shqiptarëve të mbetur në veri të Mitrovicës, tek lagja Tre Rrokaqiejt, raporton Balkan Insight.
Obraz, organizatë ekstremiste e djathtë serbe duket se ka shpërndarë fletushka me këtë mesazh kërcënues në dyert e shtëpive të shqiptarëve.
Policia e Kosovës ka thënë se ky akt ka shtuar pasigurinë tek shqiptarët, dhe se rasti po hetohet. Zëdhënësi i policisë Besim Hoti ka thënë se po hetohet nëse ky ka qenë akt individual apo organizuar.
Obraz është një organizatë e ekstremit të djathë që lufton për; (citojmë) “Serbinë e Madhe dhe të pastër me krishterë Ortodoksë”.
(ar.si/BalkanWeb)