E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje me arme me trafikantet e droges

Ne momentin e kapjes se nje prej pronareve policia u qellua me bresheri nga disa persona te cilet u arratisen Zbulohet parcela me 500 rrenje kanabis ne kufirin Kamze-Kruje. Arrestohet Ibrahim Elezi

Perplasje me arme mes trafikanteve te droges dhe policise. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme kur Policia e Tiranes po zhvillonte nje aksion per zbulimin e pronareve te nje parcele me kanabis. Ne momentin qe nje prej poseduesve eshte kapur nga forcat e policise disa te tjere kane qelluar dhe me pas jane larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmiresisht policia tha se nuk ka pasur te lenduar nga te shtenat. Sipas te dhenave i arrestuari eshte Ibrahim Elezi i cili ndiqej penalisht per vjedhje dhe ishte lene nga gjykata me masen arrest shtepie.

Sipas te dhenave hetimore operacioni ka nisur pak dite me pare kur sherbimet e Komisariatit Nr. 5 qe mbulojne zonen e Kamzes jane njoftuar nga informacionet operative se nje parcele me kanabis ndodhej ne kufirin me Krujen. Mengjesin e djeshem forcat policore te Kamzes jane vene ne levizje per kete informacion dhe pikerisht afer fshatit Zgur ne kufi me Krujen eshte zbuluar nje parcele me rreth 500 rrenje kanabis. Por sipas hetimeve te kryera nga policia vendi ku ishte mbjelle kanabisi ishte pa pronar keshtu qe eshte kerkuar ndihma e Drejtorise se Policise se Tiranes per veprime te metejshme.

Ne bashkepunim me kreret e hetimit te krimit eshte vendosur qe forcat e policise se Kamzes mos te nderhyjne per momentin me qellim qe te presin derisa te mberrinte aty pronari i kanabisit te mbjelle qe ishte bere kati per tu korrur. Ne keto kushte ne perforcim te tyre kane shkuar edhe forcat e posacme te Drejtorise se Policise se Tiranes. Ata jane fshehur brenda parceles me kanabis e kane pritur deri rreth ores 18.00 kur ne vendin e ngjarjes ka ardhur nje person i njohur per policine e Kamzes. Ai ishte pikerisht Ibrahim Elezi 40 vjec i arrestuar tri jave me pare per vjedhje. Behet fjale per personin qe ishte martuar me dy gra dhe u arrestua per vjedhjen e disa materialeve ndertimi ne nje ndertese te paperfunduar.

Ne ato momente forcat e policise kane nderhyre duke bere kapjen e tij. Ai eshte habitur kur ka pare punonjesit e policise te fshehur por nuk ka pasur si te largohet. Pa kaluar as pak minuta te shtena automatiku jane drejtuar mbi uniformat blu. Sipas te dhenave nga grupi i punes persona te tjere kane qelluar ndaj tyre me qellim per ti vrare. Menjehere forcat policore qe drejtoheshin nga shefi i komisariatit kane zene pozicion dhe sipas te dhenave ka pasur shkembim zjarri. Sapo efektivet jane kunderpergjigjur me zjarr agresoret jane larguar. Grupe te ndryshme jane vene ne ndjekje te tyre por si njohes te zones ata kane arritur te largohen nga vendi i ngjarjes.

Burimet policore shpjeguan se kane ngritur disa postblloqe per kete ngjarje nderkohe qe menjehere pas ndalimit te krismave grupet speciale kane shoqeruar te ndaluarin per ne ambientet e policise. Ai nuk ka pranuar asgje per kanabisin por policia tha se u arrestua per mbjellje te lendeve narkotike. Me tej mesohet se forcat e policise jane mobilizuar per asgjesimin e lendes narkotike dhe per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal ku vec vepres penale te pare ata do te akuzohen edhe per vrasje te mbetur ne tentative ndaj punonjesve te policise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›