E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Dukagjinit lihen ne burg dy vellezerit Kodra

Shkoder Gjykata vendos 10 dite arrest per 15-vjecarin qe pohoi krimin

Lihen ne burg tre te dyshuarit kryesore per masakrimin e 13-vjecarit Agim Leraj ne fshatin Pjoll te Dukagjinit. Paraditen e djeshme ata kane dale perpara togave te zeza te Gjykates se Shkalle se Pare Shkoder per vleresimin e mases se arrestit. Trupi gjykues ka vendosur burg pa afat per vellezerit Besnik dhe E.Kodra perkatesisht 26 dhe 17 vjec ndersa i akuzuari i trete 15-vjecari S.M. ka marre masen e arrestit me 10 dite burg.

Seancat ndaj tre te akuzuarve jane zhvilluar vecmas nderkohe qe mediat jane lejuar te ndjekin vetem seancen gjyqesore te 26- vjecarit Besnik Kodra pasi dy personat e tjere jane ne moshe te mitur. 26-vjecari Besnik Kodra i dyshuari kryesor i policise per ngjarjen nuk e ka pranuar krimin duke thene se nuk ka dijeni per vrasjen e 13-vjecarit. Ai ka pranuar vetem akuzen e armembajtjes pa leje. Kodra ka thene perpara trupit gjykues se nuk kam pasur asnje dijeni per mbytjen e 13-vjecarit Agim Leraj. Kam qene duke pire kafe te shtepia e S.M. me babane e tij. Pastaj piva nje gote raki me vellain kur me kane marre ne telefon dhe me thane se kishin dale te kerkonin Agimin. Dolem dhe e kerkuam. E gjetem te mbytur ne lum pastaj policia me ka arrestuar. Une nuk kam asnje lidhje me kete ngjarje. Nuk jam une autori i ngjarjes pranoj vetem faktin se policia ka gjetur nje arme automatike ne shtepine time qe e mbaja pa leje. Vrasjen e Agimit nuk e pranoj ka deklaruar ne sallen e gjyqit 26-vjecari Besnik Kodra. Vetem i mituri S.M. ka rrefyer gjithe ngjarjen e ndodhur duke bashkepunuar me organin e akuzes. Kjo ka qene arsyeja pse ndaj 15-vjecarit eshte kerkuar dhe vendosur masa e arrestit 10-ditor. Vellezerit Besnik dhe E.Kodra perkatesisht 26 dhe 17 vjec dhe S.M. 15 vjec jane arrestuar nga Policia e Shkodres nen akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese e kryer ne bashkepunim. Ata akuzohen se pese dite me pare kane vrare ne menyre makabre shokun e tyre Agim Leraj 13 vjec te cilin pasi e kane goditur me grushte e kane mbytur ne lumin e fshatit per ti marre nje varese floriri qe ai mbante ne dore. Ata dyshohet se kane tentuar ta paraqesin ngjarjen si aksidentale por pas hetimeve te policise ka rezultuar se 13-vjecari eshte vrare dhe eshte bere ndalimi i tre autoreve te dyshuar te ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›