E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Dokumentet ndaj Imamit, s’janë sekrete

Deputeti Erion Braçe, duke paraqitur dokumente zyrtare, tha se ato janë të vërteta dhe tregojnë implikimin e ministrit Imami, teksa shtoi se Berisha di gjithçka për blerjet e kryera.

“Berisha kur do të lajë duart, kryeministri që drejton Ministrin e Mbrojtjes, ka urdhëruar kontroll të menjëhershëm në Ministri të Mbrojtjes dhe agjencive të saj. Pra z.Imami nuk jemi vetëm ne që mendojmë se ka antikushtetueshmëri në veprimtarinë tënde si ministër. Vetë Berisha me firmë ka nxjerrë urdhër të kryhet kontroll në import-eksport të armatimit të ushtrisë”, ka deklaruar ai. Duke iu përgjigjur Imamit, i cili deklaroi një ditë më parë se dokumente të tilla janë sekret shtetërore,

Braçe tha se ato nuk janë materiale të klasifikuara, por tregojnë korrupsionin e kryer nga ministri në fjalë. “Nuk kemi bërë publik asnjë dokument i klasifikuar shtetëror, por ishin dokumente të fshehura keq dhe korrupsionit më të keq që ka dalë jashtë kontrollit, për korrupsionin që po vjedh armët, pronat e ushtrisë”, shtoi. Braçe tha se ky mund të konsiderohet si skandali më i madh në ushtrinë shqiptare. “Rreziku më i madh për Sigurinë Kombëtare je ti, në krye të një elitë politike e ushtarake të korruptuar, të gjithë bashkë 10 vetë bëheni!! Ju po dhunoni, vidhni e turpëroni ushtrinë shqiptare. Ky skandal, më i madhi në historinë e ushtrisë shqiptare!!”, vijoi ai. Prej disa ditësh, Braçe akuzon ministrin e Mbrojtjes se bleu armë dhe përgjues për Shërbimit Informativ të Ushtrisë dy ditë para se të ndodhte ngjarja e 21 janarit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-09-28 15:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›