INSTAT: Te ndertosh, tani po kushton me shtrenjte se me pare Eglantina Nasi
Te ndertosh ne Shqiperi, tani duket se po kushton me shtrenjte se me pare. Dhe kjo, fale rritjes se kostos se disa treguesve kryesore te ndertimit, duke bere qe edhe produkti final te njohe shifra gjithmone e me konkurruese ne tregun e pasurive te paluajtshme. Nje dukuri e tille konfirmohet ne raportin me te fundit te publikuar nga Instituti i Statistikave mbi Kushtimin ne Ndertim, sipas te cilit, indeksi i ketij treguesi ka shenuar nje rritje te lehte gjate muajve te pare te ketij viti. “Ne tremujorin e pare 2013, Indeksi i Kushtimit ne Ndertim, shenoi nje rritje prej 0.4% kundrejt tremujorit te meparshem. Ndersa krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2012, ky indeks ka shenuar nje rritje me nivelin prej 1.1%”,- citojne ekspertet e INSTAT-it lidhur me ecurine e ketij treguesi. Per te vijuar me tej me nenvizimin e faktit tjeter, se nje vit me pare, ky ndryshim ishte 0.3%. Dhe kjo, sipas tyre, ka ardhur pikerisht si rrjedhoje e rritjes qe kane pesuar kryesisht “Shpenzimet materiale”, perkatesisht me nje nivel prej 0.1% kundrejt tremujorit te meparshem. Nderkaq, ajo qe bie ne sy, ne specifikimin e te tilla shpenzimeve, eshte fakti se materialet e ndertimit dhe ato hidro-sanitare, kane shenuar ulje te tyre, respektivisht me nivelet prej -0.1% dhe -1.1%. Por mesa duket, ajo qe i ka bere sipermarresit e ndertimit te nxjerrin me shume para’ nga xhepat e tyre kete vit teksa ndertojne, ka qene rritja e larte e cmimeve te materialeve elektrike dhe te komunikimit. Per te cilat thuhet se kane pesuar nje rritje prej 3.0%, krahasuar me tremujorin e meparshem. Nga ana tjeter, ndertuesit nuk kane shpenzuar me shume kete vit as per pagat e punonjesve te tyre apo per transport. Pasi
indekset perkatese te ketyre grupeve gjate tre muajve te pare te ketij viti, flasin per nje ulje respektive ne nivelet prej -0.3% dhe -0.7%. Madje, as shpenzimet per makineri, nuk kane qene me te shtrenjta, sepse indeksi i tyre i kushtueshmerise nuk eshte se ka njohur ndryshime gjate ketij tremujori. Por ndoshta kane qene ato qe quhen “kosto te tjera” qe ia kane rritur indeksin kushtueshmerise se ndertimit si te tille, pasi ky grupim, sipas eksperteve te INSTAT-it, ka njohur nje rritje me 2.5% gjate pjeses se pare te ketij viti.