E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje mes policisë së Rendit dhe Bashkiake

Policia e rendit dhe ajo bashkiake janë konfrontuar mbrëmë mes tyre për shkak të një trualli në qendër të Tiranës, i cili po sheshohet nga ana e Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar.
Bashkia ka vendosur ta shndërrojë sheshin e përdorur deri tani në vendgrumbullim plehrash në një kompleks shumëfunksionësh, ndërsa Inspektorati Ndërtimor Kombëtar deklaron se me punimet që po kryen aktualisht kërkon ta shndërrojë në një lulishte.
Inspektorët e Policisë Bashkiakë kanë tentuar të ndërpresin punimet, por aty kanë mbërritur dhjetëra forca te policisë së rendit, ku nuk kanë munguar as konfrontimet fizike.
Pas konfrontimit policia ka rrethuar me shirita sheshin, i cili ndodhet në këndin ku bashkohet rruga e Kavajës me rrugën e Durrësit. Njëri prej inspektorëve të Policisë Bashkiake është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2.
Aksioni për sheshimin e truallit nga ana e Inspektoratit të Ndërtimit ka tre ditë që ka nisur, ndërkohë që bashkia e cilëson këtë si presion të hapur dhe cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›