Zjarr në një kompleks turistik në Shëngjin

Flakët e zjarrit kanë shkatërruar mbrëmë një pjesë të mirë të kompleksit Curri në plazhin e Shëngjinit. Zjarri ra rreth orës 22 30 të mbrëmjes dhe janë shuar vetëm në orët e para të mëngjesit. Në ndihmë të zjarrfikësve të Lezhës, kanë ardhur edhe zjarrfikëset e Shkodrës dhe Mirditës. Besohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Flakët që përfshinë kompleksin nuk kanë shkaktuar asnjë viktimë, ndërkohë që dëmet materiale llogariten në 2 milionë dollarë. Dyshimet e para janë për një zjarr aksidental.
Kompleksi përbëhej prej dy kullave të njohura me emrin "Keo" që shërbenin si hotele, të cilat ishin në pronësi të shtetasve Anxheli Fusha dhe Pash Curri.
Zjarrfikësit mbërritën nga qyteti i Lezhës dhe Tiranës për shuar flakët që nisën rreth orës 21:30 dhe vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Në njërën prej kullave kanë shpërthyer dy bombola me 1 mijë litra gaz, duke përkeqësuar situatën.
Dyshimet e para janë për zjarr aksidental, për shkak të një shkëndije elektrike. Njëri prej pronarëve konfirmon se disa orë para shpërthimit të zjarrit ka pasur disa luhatje të energjisë elektrike, por policia nuk e përjashton as zjarrvënien e qëllimshme.