Përplasje në Bashki, Dalipi zgjidhet kreu i Këshillit. Basha: Padi dhunuesve
Tiranë- 31 këshilltarët e Partisë Socialiste dhe të LSI-së kanë zgjedhur Aldrein Dalipin në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
“Do rkyej funksionin tim në interes të qytetarëve”,është shorehur Dalipi pas zgjedhjes.
Pas hyrjes me forcë në ambjentet e Bashkisë së Tiranës, këshilltarët e majtë kanë votuar në paradhomën e Këshillit për shkarkimin e Njazi Kosovrasit në krye të Këshillit Bashkiak.
Pa praninë e këshilltarëve të djathtë, me 31 vota pro është miratuar shkarkimi i zotit Njazi Kosovrasti. Pritet që të nisë votimi për emërimin e emrit të propozuar të Aldrin Dalipit në krye të Këshillit Bashkiak.
Ndërsa pas mbledhjes së KQZ-së, Njazi Kosovrasti nuk ka komentuar asgjë mbi këtë çështje duke arsyetuar se nuk dinte asgjë se çfarë kishte ndodhur.
Pas refuzimit të kërkesës që këshilltarët socialistë dhe ata të LSI-së firmosën drejtuar kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha për të hyrë brenda ambjenteve të Këshillit Bashkiak për të vijuar me mbledhjen e ditës, ata vendosën të vepronin forcërisht duke shqyer derën e bashkisë.
Më herët, anëtarit të PS-së në Këshillin Bashkiak, Florian Pullazi njoftoi se Bashkia e Tiranës nuk lejon mbajtjen e mbledhjes së parashikuar për ditën e sotme.
Në rendin ëe ditës ishte parashikuar edhe votimi për rrëzimin e Njazi Kosovrastit, dhe emërimit të Aldrin Dalipit në vend të tij.
Kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi akuzoi kreun e Bashkisë, zotin Lulzim Basha për bllokim të mbledhjes së këshillit. Në rrjetin social Tëitter ai shkruan se Basha ka ndërruar natën bravën e sallës së KB.
Të arrinte deri këtu Basha sa të nderonte natën bravën e sallës së KB, të bllokonte tel e këshillit, të ndërronte pasë e kompjuterit të KB. Turp. Të bëjmë dhe njëherë thirrje ruaj qetësinë pranoje shumicën mos e përjeto kaq me dhimbje këtë situatë. Ka një shumicë të re për qytetarët!- shkruan Dalipi.
Sipas tij, grupet e PS dhe të LSI i bëjnë thirrje Bashës të mos e tensionojë situatën, duke i kujtur se është në sytë e qytetarëve, mediave dhe faktorit ndërkombëtar.
Rreth bashkisë forca të shumta të policisë bashkiake. Do mbrojnë bashkinë nga këshilltarët? Përgjegjësia për cdo akt të nxituar e L.Bashës- shkruan ai.
Bashkia: Mbledhja nuk ishte zyrtare, kallzim penal për dhunën e ushtruar ndaj institucionit
Ndërkohë gjatë pasdites reagoi edhe Bashkia e Tiranës, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp shprehet se sot nuk është zhvilluar asnjë mbledhje zyrtyare, ndërsa ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj institucionit. Sipas Bashkisë do të bëhet kallzim penal ndaj personave pëgjegjës.
Bashkia Tiranë bën të ditur se sot nuk është zhvilluar asnjë mbledhje zyrtare e Këshillit Bashkiak. Bashkia Tiranë njoftoi që dje opinionin publik se nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe të ligjshëm mbi thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ditën e sotme. Bashkia Tiranë dënon dhunën e përdorur sot nga disa këshilltarë, ndaj institucionit të Bashkisë dhe bën të ditur se do të bëjë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës. Të gjithë veprimet dhe deklaratat e sotme të disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe janë të motivuara nga fryma e konfliktit politik. Bashkia Tiranë i bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës të distancohen nga veprime të paligjshme dhe të dhunshme ndaj institucionit të Bashkisë dhe siguron Këshillin Bashkiak dhe qytetarët e Tiranës se përgjegjësit e veprimeve të sotme antiligjore dhe të dhunshme do të përballen me pasojat ligjore,- shprehet Bashkia.