KE: Ekonomia e Eurozonës do të tkurret, Franca po hyn në reçension
Francë- Ekonomia e eurozonës do të tkurret më shumë se këtë vit me Francën që po rrëshket në recesion, sipas një raporti të zymtë të Komisionit Evropian.
Parashikimi i Komisionit thotë se rritja e euro-zonës do të tkurret me 0.4% këtë vit, nga parashikimi 0.3% në muajin shkurt.
Franca do të shkojë në recesion këtë vit me rritje negative prej 0,1% dhe rritja e papunësisë në 10.9% në vitin 2014 nga 10.6% këtë vit.
Të enjten, Banka Qendrore Evropiane uli normat e interesit për shqetësimet e rritjes ekonomike.
Raporti parashikoi se deficiti i Francës do të rritet ndjeshëm nga 3.9% të GDP këtë vit në 4.2% në vitin 2014. Kjo bëri që komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike, Olli Rehn, të premten të thotë se kjo do të jetë “e arsyeshme” për të dhënë Francës dy vite shtesë për të përmbushur objektivin e deficitit prej 3%.
Megjithatë, Reuters raportoi se një zyrtar i ministrisë së financave franceze ka thënë se, pavarësisht nga komentet e zotit Rehn, vendi do të rrijë në qëllimin e saj për përmbushjen e objektivit 3% në vitin 2014.