Perplasje per imunitetet

E marte 24 Janar 2012 1704
Kryetarja e Kuvendit Jozefina TopalliEdhe pse ishte nje mbledhje rutinore per te nisur proceduren per heqjen e imunitetit per 3 deputetet socialiste keshilli i mandateve u shoqerua me perplasje dhe akuza te ashpra mes mazhorances dhe opozites per pergjegjesite ne lidhje me ngjarjen e 21 Janarit.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka kerkuar qe te ndiqet nje procedure e pershpejtuar dhe neser te filloje degjimi i deputeteve por socialistet kane kerkuar kohe per te lexuar dosjet e sjella nga Prokuroria qe kane me shume se 700 faqe. Debati ka degjeneruar ne akuza dhe kryetarja e Kuvendit Topalli ka deklaruar se duhet te ishte hequr imunitetit i Gramoz Rucit si pergjegjes per 21 Janarin nderkohe qe vete Ruci i eshte kunderpergjigjur duke deklaruar se ai qe duhet hetuar eshte kryeministri. Keshilli i imuniteteve ka vendosur qe diten e premte ne oren 1000 te thirret deputeti socialist Tom Doshi e me pas te procedohet me deputetet e tjere.ShareTweet