Sarkozi pranon se mund ti humbasë zgjedhjet: Nëse po do largohem, të bëj para!
Presidenti i Francës po ndjen se po i vjen fundi karrierës së tij politike dhe shumë shpejt mund ti kushtohet pasurimit.
Ai është shprehur në këtë mënyrë pasi sondazhet e reja tregojnë se ai do ti humbasë zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen këtë verë.
Nëse humbas, largohem nga politika. Po, pa asnjë dyshim, është shprehur 56 vjeçari. Gjithsesi jam në fund. Në çdo rrethanë, për herë të parën ë jetë po luftoj me fundin e karrierës sime, raporton gazeta Le Monde.
Sarkozi duke thënë se nuk është diktator ka pranuar se dëshiron të ndjekë rrugën e Toni Bler, i cili i ka hyrë rrugës së pasurimit pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit.
Unë jam një avokat. Gjithmonë kam pasur një zyrë dhe janë i pasionuar pas shuam gjerave. Në çdo rast do ta ndryshoj rrënjësisht jetën time dhe ju nuk do të dëgjoni më për mua, ka thënë ai.
Presidenti i Francës thotë se pëlqen një jetë të qetë, ku mund të udhëtojë, kërkojë përgjegjësi, ta nisë javën të marten dhe ta mbarojë të enjten.
Në një udhëtim të vitit 2007 në Hungari vendi nga vjen familja e tij Sarkozi tha se kishte ëndërruar që të jetonte në Budapest.
Sarkozi po sheh vdekjen e tij politikisht pasi kundërshtari i tij socialiste Francois Hollande del fitimtar nga sondazhet.
Presidenti i Francës është përfshirë në shumë skandale të mëdha. Ai është akuzuar se ka marrë para nga Lilliane Bettencourt, pronare e kompanisë LOreal në këmbim të faljes së taksave. Gjithashtu është akuzuar se shumë para për bamirësi ia ka dhënë miqve të tij në Paris.