Projekti i parlamentit te ri
E marte 24 Janar 2012 1710
Projekti i parlamentit te riKy do te jete parlamenti i ri i shqiptareve te pakten sipas zotimit te fundit te qeverise shqiptare per kompleksin e ri parlamentar. Ne emisionin Debat kryeministri njoftoi se per shkak te mosmarreveshjeve per pagesen nuk do te jete studioja vjeneze qe do realizoje parlamentin e ri por studioja nga Bolonja qe zuri vendin e dyte ne konkursin e zhvilluar marsin e shkuar.
Ky eshte projekti i 3 ne me pak se 5 vjet qe kjo mazhorance angazhohet te zbatoje per Kuvendin e ri e qe per studiuesin Artan Lame e ben sjelljen e qeverise qesharake. Projekti i studios nga Bolonja perbehet nga kater elemente kryesore mbulesa aktive si ikone e projektit dhe strehuese ajo eshte edhe shtresa horizontale energji-aktive e projektit. Kolonat jane elementi i dyte ri- interpretues ne konceptimin e tyre historik. Holli kryesor hapesire madheshtore me lartesi te plote qe perfshin sallen plenare dhe funksionet e sherbimit te publikut si dhe fortesat qeveritare nentokesore organizuar ne vetvete si nje qytet i vogel autonom. Nje theks te vecante marrin ne kete projekt parqet dhe sheshet e brendshme te shtruara qe perhapin kudo sensin e natyres e te mireqenies. Qe prej vitit 2007 kur qeveria organizoi konkursin e pare per projektin e parlamentit te ri gjithnje eshte prezent debati per koston qe u kushton kjo sage xhepave te shqiptareve. Duke lene menjane milionat qe jane shpenzuar ne projektet per rikonstruksionin e piramides qe tashme eshte vendosur te prishet nga buxheti i shtetit jane paguar 351 mije euro vetem per konkursin ku u shpall fituese firma vjeneze nderkohe qe 70-80 milion leke jane shpenzuar per rikonstruksionin e salles aktuale te seancave dhe si gjithnje ende nuk dihet se sa do tu kushtoje shqiptareve ndertimi i parlamentit sipas projektit te studios nga Bolonja.
ShareTweet