Rama në Twitter:Jozefina s`di ç`flet
Jozefina si Jozefina, s`di ç`flet po flet e flet pa kuptuar që këtë herë s`kalohet lumi me llomoti, se çdo shqiptar e di: Saliu duhet hetuar!
Ka qënë kjo ironia e radhës e ardhur nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili me nota sarkazme i është drejtuar kryetares së Kuvendit, nëpërmjet rrjetit social Twitter.
Ky reagim i menjëhershëm erdhi pasi Jozefina Topalli mblodhi sot Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për nisjen e procedurave për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë.