E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferit Haxhia kthehet në banesë, familjarët: Mbi trojet tona kanë ndërtuar njerëz me pushtet

Pasi tronditi opinionin publik duke kërcënuar me jetën e 3 fëmijëve, Ferit Haxhia është bashkuar me anëtarët e tjerë të familjes.
52 vjeçari që kërcënoi se do të hidhej nga një pallat pranë Ministrisë së Drejtësisë, Haxhia u soll pranë banesës nga forcat e policisë.
Gjatë kontakteve me familjarët, "Ora News" mësoi se shkak për aktin është bërë një konflikt pronësie.
Bashkëshortja e 52 vjeçarit Marjana Haxhia, konfirmoi gjatë një lidhje telefonike për "Ora News" se ishte në dijeni se bashkëshorti do të ndërmerrte një akt të tillë, por mohoi të kishte dijeni për ditën.
Ndërkaq, vëllai i Ferit Haxhisë akuzon se mbi trojet e 52 vjeçarit kanë ndërtuar njerëz me pushtet.
Ndërkaq, pas mbërritjes në banesë, vetë 52- vjeçari nuk ka pranuar të flasë para kamerave, kjo ndoshta edhe për shkak të gjendjes emocionale.
Ferit Haxhia pretendon për një pronë me sipërfaqe prej 25 mijë metrash katror në Shkozet të Durrësit, për të cilën akuzon se nuk i është kthyer.
Babi i katër fëmijëve pretendon se prona në Shkozet është pronë e familjes së tij, por është privatizuar nga persona të tjerë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›