E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentativa e vetvrasjes, Nishani, hetim pronave

Ministria e drejtësisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme ndodhur para Ministrisë së Drejtësisë ku qytetari Ferit Haxhia kërcënoi se do të vetëvritej , duke theksuar se do të nisë një hetim administrativ mbi pretendimet e këtij të fundit. Në një deklaratë për shtyp kjo ministri thekson se persona nga administrata e morën kontakt me qytetarin , i cili pretendonte se ishte përjashtuar nga e drejta e parablerjes së një objekti të privatizuar në vitin 1993.
'Sipas pretendimeve të Haxhiajt në vitin 2002 ai i ishte drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte hedhur poshtë kërkesën e këtij të fundit. Pas kësaj z. Haxhia nuk e kishte apeluar dhe ankimuar më tej vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë" thuhet në deklaratë.
Më tej Ministria e Drejtëssië thekson se në këto rrethana administrata e ministrisë së Drejtësisë i kërkoi z. Ferit Haxhia t'i adresonte asaj një ankesë me shkrim si dhe të depozitonte zyrtarisht të gjitha dokumentat që disponon rreth objektit që ai pretendon në mënyrë që të fillojë një hetim administrativ, kjo për sa i takon kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›