E Diel, 1 Nëntor 2026

Policë pa uniformë dhunojnë mediat, truprojat e Hitas largojnë me forcë gazetarët! Drejtori i Policisë vëzhgon nga afër aksionin brutal të efektivëve! Një i ri pa ndenja në tokë

Situata ka dalë jashtë kontrollit, teksa në terren ka zbritur dhe drejtori Skënder Hita përpara Kryeministrisë.

Protestuesit u zmbrapsën nga aksioni i befasishëm i policisë, të cilët me dhunë kryen dhe shoqërime dhe dhunuan dhe median.

Ndërkohë gjatë aksionit pranë Piramidës ata dhunuan dhe një të ri që ra pa ndenja në tokë, i asfiksuar edhe nga gazi lotsjellës. Në të njëjtën moment aty kaloi pranë dhe drejtori Hita.

Gazetari Redion Salianji i shkoi pranë për ta pyetur nëse është e pranueshme kjo sjellje e policisë që hidhnin dhe gurë ndaj protestuesve të rinj. Policë pa uniformë ndaluan gazetarin dhe e shtynë me dhunë në sy të Hitës.

Ai nuk u përgjigj fare pyetjeve të gazetarit dhe vijoi rrugën më tej pa u shqetësuar fare dhe për gjendjen e të riut pa ndjenja në tokë. Sakaq, ambulanca vonoi të vinte për të marrë djalin e lënduar rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›