Përplasjet politike, Lezha mbetet pa buxhet
Me largimin e LSI-së nga qeveria, përplasjet politike janë reflektuar edhe në Këshillin Bashkiak te Lezhës. Si ne shume njesi vendore, edhe qyteti i Lezhës tashme ka mbetur pa buxhet. Prefekti Pal Dajçi, pasi e ka kthyer nje here mbrapsht per parregullsi buxhetin e miratuar nga shumica e majte, PS dhe LSI, çeshtjen ia ka kaluar gjykatës. Sipas përfaqësuesve te prefekturës, buxheti kishte probleme, nuk ishte shoqëruar me tabelën e detajuar, si dhe nuk ishin reflektuar ndryshimet e kërkuara si ajo e kuotës se afetarisë se qarkut.
Përfundimi ne gjykate i çështjes se buxhetit te Lezhës është cilësuar një vendim absurd nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Agustin Marku. Sipas tij, ne buxhet janë reflektuar ndryshimet e kërkuara nga prefekti ndersa nuk ka pasur kërkesë per tabele te detajuar.
Ndërsa Prefekti i Lezhës, Pal Dajçi, i kontaktuar nga Vizion Plus ka mohuar që bllokimi te vije per shkaqe politike. Ndërkohë, 321 milion leke te rinj, parashikuar ketë investimet e ketij viti, jane te ngrira deri ne zhbllokimin e situatës./b.l