Arben Imami sulmon Ramën nga Elbasani: Është pro martesave të homoseksualëve
Mazhoranca po përdor të gjithë arsenalin për të sulmuar kreun e opozitës shqiptare.
Një nga më të zëshmit, Arben Imami, që udhëheq listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Elbasanit, ka deklaruar në një takim me Forumin Demokratik të Gruas se Rama është pro martesave të homoseksualëve.
Rama premton dhe thotë që shoqëria shqiptare është ende e papërgatitur për martesat homoseksuale, pra parimisht Rama mendon se duhet ta përgatisë këtë shoqëri shqiptare për këtë lloj martese. Problemi është se a shkon kjo me frymën tonë për të mbajtur një familje të fortë ose jo, a shkon kjo me urdhrat hyjnorë dhe ato natyrorë, a shkon kjo me përpjekjet e njerëzimit për të mbijetuar si njerëzim? Dashuria e burrave është për gratë dhe normalisht për gratë është për burrat dhe duhet të ecim në këtë rrugë. Dashuria e burrave për burra dhe e grave për gratë është moderne…, tha Imami./ep