E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk ka ujë e drita, por mbi të gjitha nuk ka buzëqeshje"

Disa kërkojnë patriotizëm nga 50 apo 100 fëmijë të helenizuar në shkollën greke në Korçë, dhe harrojnë se qindra-mijëra të tjerë, fëmijë emigrantë, e urrejnë katandisjen e vendit të tyre dhe nuk duan të kthehen. Dhe prapë Mëmëdheu nuk bën asgjë për ta. Asgjë. Nuk duan të kthehen sepse vendi i tyre është një tokë e mundimshme; fillon me radhë të tmerrshme në dogana, në vajtje dhe kthim; nuk duan të kthehen se vendi i tyre ka errësirë, zhurmë, pluhur, plehra; sepse, krejt ndryshe nga vendet ku jetojnë, vendi i tyre ka policë në çdo kilometër, që përbëjnë një stres të madh dhe një bakshish që duhet paguar; sepse vendi i tyre ka njerëz me sjellje të çuditshme, nervozë e të stresuar, se vendi i tyre mban kampion për sherrin e pafundëm politik dhe korrupsionin, nuk ka rregulla, nuk ka ujë, nuk ka drita, por mbi të gjitha nuk ka buzëqeshje, nuk ka të vërteta dhe nuk ka vullnet për të kuptuar se rregullat e ligjet duhen zbatuar dhe gjithçka me to bëhet e thjeshtë, mjafton vullneti i mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›