E Diel, 1 Nëntor 2026

Përroi i Manazierës në Elbasan, rrezik epidemish nga ndotja

Perroi i Manazieres ne qytetin e Elbasanit eshte kthyer ne nje rrezik epidemish për shkak të ndotjes në të. Banorët që jetojnë afër këtij përroi, përveç ndotjes kanë edhe janë të riskuar nga përhapja e sëmundjeve të ndryshme infektive.
 

Autoritetet shëndetësore në këtë qytet thonë se stina e verës ka rritur rrezikun, ndërsa apelojnë insitucionet për marrjen e masave për parandalimin e kësaj ndotje. Bujar Kllogjeri, drejtori i Shëndetit Publik referuar edhe rasteve ku pacinetët, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e mjekëve, thotë se ndëryrja duhet të jetë emergjente.
 

Perroi i Manazieres u pastrua disa muaj me pare nga forca te Ushtrise, te cilet nderhyne ne kuader te nismes per nje Shqiperi te paster, por edhe pse s`ka kaluar shume kohe, shtrati i ketij perroi eshte teper i ndotur, pasi aty vazhdon hedhja pa kriter e mbeturinave te ndryshme.
 

Qe prej asaj nderhyrje mbi shtratin e ketij perroi nuk eshte vene dore, duke e lene ate ne kete gjendje e cila tashme eshte kthyer ne rrezik serioz per shendetin e banoreve qe jetojne ne lagjet pergjate rrjedhes se tij.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›