E Shtunë, 31 Tetor 2026

Visho Lika: Ja pse kërkoj divorcin nga gruaja ime

Pas 29 vitesh martesë, shefi i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika ka kërkuar divorcin nga e shoqja, Ermira Lika. Vendimi për divorcin është marrë në shkurt të vitit 2011. Mësohet se ata kishin tre vjet që nuk jetonin më bashkë. Çifti ka një vajzë dhe një djalë, përkatësisht djali 27 vjeç dhe vajza 24 vjeç.

Gazeta Shqip ka publikuar edhe vendimin e gjykatës për këtë çështje, ku thuhet: Marrëdhëniet mes bashkëshortëve kanë qenë të mira fillimisht. Ato janë karakterizuar nga mirëkuptimi dhe harmonia në familje. Por me kalimin e kohës, këto marrëdhënie nuk kanë qenë të qëndrueshme dhe në marrëdhëniet bashkëshortore kanë shfaqur mosmarrëveshje dhe grindje të vazhdueshme, të cilat shkaktoheshin për shkak të mospërputhjes së karaktereve të bashkëshortëve me njëri- tjetrin, që shpeshherë reflektohej në konceptimin dhe perceptimin e ndryshëm që ata ndanin në lidhje me vazhdimësinë e jetës bashkëshortore.

Në këto kushte, gjatë viteve të fundit, bashkëshortët nuk po gjenin gjuhë të përbashkët të komunikimit mes tyre dhe për pasojë kjo është shoqëruar edhe me zbehjen graduale të marrëdhënies bashkëshortore. Marrëdhëniet bashkëshortore janë tronditur thellë, aq sa paditësi është larguar nga banesa dhe bashkëshortët janë tre vjet që kanë ndërprerë jetesën e përbashkët mes tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›