E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të kisha thënë të mos ia hapje derën askujt. Do marr hak për birin tim

Shqiptarët po gdhihen e po ngrysen me krime që po na shokojnë. Dje në mendjen e tyre ka mbetur një e moshuar, që shkulte flokët e vajtonte pasi i kishin ekzekutuar të birin e paralizuar brenda në banesë, ndërkohë që duhej të ruhej nga policia. Edhe i shoqi vdiq nga trauma.

Ishte nëna e Gentian Beqirit, të riut nga Elbasani, ekzekutuar dje në banesë nga dy persona, ndërkohë që duhej të ruhej nga policia. Nëna e tij, Hajrie Beqiri, sapo kishte dalë për të kthyer pazarin, por kur u kthye gjeti të birin të vdekur dhe të shoqin thuajse pa jetë. Atëherë nisi të mallkojë policinë, por edhe të shoqin, të cilin e kishte porositur të mos ia hapte derën askujt.

E lashë në gjumë djalin. Dola të blej bukë e të bëj pazaret e drekës. Kush ma ka vrarë djalin tim, do të marr hak se djali im nuk është vrasës. Neziri im e hapi derën, e ka fajin ai që mu vra djali. Kisha më shumë se një vit që e mbaja djalin me paketa, me bukë, nuk ikja në asnjë vend, rrija tërë ditën me të, dhe në një moment që ai akoma nuk ishte zgjuar nga gjumi, djali im u vra. E kam rritur me 100 mundime. Ku ishin policët, pse nuk ma ruajtën djalin, ma vranë në gjumë, vajton Hajria.

Gentian Beqiri akuzohej për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja në vitin 2005.

Policia thotë se ka arrestuar dy persona për këtë ngjarje. Ata janë nipi i biznesmenit Çapja, Florenc Çapja dhe Arben Jaçe. Të dy janë prezantuar si djemtë e tezes së Gentianit dhe kanë mundur të hyjnë në banesë, ku e kanë qëlluar Gentianin me silenciator. Ata kanë goditur edhe të atin, në mënyrë që të mos bënte zhurmë.

Në pranga kanë rënë edhe dy policët që duhej të ruanin Gentianin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›