E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perry fillon ditën me meditim

 Këngëtarja bukuroshe Katy Perry ka pranuar se e fillon ditën duke medituar me qëllim që të jetë më e freskët për punë. Këngëtarja 28-vjeçe ka thënë se preferon të praktikoj metodat tradicionale indiane për t’u relaksuar, derisa qëndron e ulur në shtrat me sy të mbyllur.

“Po është e vërtetë që ditën e filloj duke medituar sepse nuk dua të shkoj në punë pa disponim dhe energji. Çdo mëngjes për më shumë se 20 minuta qëndroj e ulur në shtrat me sy të mbyllur, dhe më pas zgjohem dhe vazhdoj ditën me angazhimet e përditshme”, ka deklaruar Perry./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›