Përse Gerard Depardieu dëshiron të bëhet rus?
Është paksa e vështirë ta besosh tashmë, por gjatë vitit 1990, Gerard Depardieu ka qenë një yll me famë ndërkombëtare i Francës, që përfaqësonte një arketip francez për amatorët e kinemasë në mbarë botën.
Por aktori i famshëm dhe njëkohësisht kandidati për çmimin Oskar po përjeton një situatë disi të ndërlikuar tashmë, pasi ka refuzuar shtetësinë franceze dhe duket se së shpejti do i dhurohet një pasaportë ruse me urdhër të vetë presidentit rus, Vladimir Putinit.
Muajin që shkoi, Depardieu është bërë figura publike për të dëbuarit e pakënaqur nga taksat në Francë, për qytetarët që janë zhvendosur në vende si: Bruksel, Zvicër për t’i shpëtuar taksave që janë mbi 75% më të larta dhe që Presidenti francez Hollande kërkon t’i mbulojë taksat me më shumë prej 1 milionë eurosh.
Depardieu vendosi të ndërmarrë këtë hap duke e refuzuar pasaportën franceze, muajin që shkoi, pasi kryeministri Jean-Marc Ayrault bëri thirrje për zhvendosjen në Belgjikë të “lënët pas dore” dhe për jo “patriotët”.
Gjatë një konference për shtyp pak javë më parë, Putin – që dukej sikur bënte shaka – pohoi se Rusia i ka hapur krahët për Depardieu dhe se aktori francez dukej se e mirëpriti kët ofertë: Ditën e martë Kremlini deklaroi se Presidenti Putin e mbajti fjalën dhe se kishte firmosur një dekret të posaçëm duke e bërë kështu aktorin e madh një qytetar të denjë rus.
Zëdhënësi i presidentit Puti, Dmitri Peskov, u shpreh se z. Depardieu së fundmi ka aplikuar për shtetësinë dhe se i është dhënë ajo që kërkonte në nder të arritjeve të tij profesionale si aktor i madh.
“Depardieu ka qenë pjesë e projekteve të mëdha të filmave dhe ka aktruar në shumë prej tyre, duke përfshirë edhe rolin e Rasputinit” tha z. Peskov për agjencinë e lajmeve Interfax. “Duke iu referuar një filmi televiziv për një majmun të çmendur” shtoi ai “ky film nuk është shfaqur këtu, por është një interpretim shumë i spikatur dhe krejt novator”.
Depardieu ka të ngjarë që është ndikuar prej të ardhurave nga taksat në Rusi, që shkojnë në shifrën 13%. Ka vende në botë që kanë taksa edhe më të ulëta – si p.sh. ishujt e Karaibeve, disa shtete të Gjirit Persik që nuk kanë fare të ardhura prej taksave – por me sa duket aktori nuk është entuziazmuar shumë në këtë pikë prej këtyre vendeve. (Numri i bilionerëve rus që janë larguar nga vendi, që kur erdhi Putini në pushtet, e bën aktorin që të shijojë mundësinë për të pretenduar pak më shumë nga refugjatët e kamur nga Europa Perëndimore). Aktori nuk ka vendosur ende lidhur me Rusinë, gjithsesi – tashmë ndodhet në Belgjikë).
Depardieu duket se ka një lloj mospëlqimi lidhur Putinin, kur ka parë që ai u shfaq në ditëlindjen e një njeriu të fuqishëm si çeçeni Ramzan Kadyrov dhe ka rënë dakord të luajë në një film shkruar nga Gulnara Karimova – vajza e presidentit të Uzbekistanit.
Shqetësimet e ditëve të fundit lidhur me shtetësinë e Depardieu-së do të nisin sërish, nëse do të dëshirojë të pajiset me Green Card në një vend ish-komunist.
Përktheu Rudina Dahri