E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse bota është bërë më e paqtë

27-01-2012 / Nga Timothy Snyder (Foreign Affairs)

Siç vëren Steven Pinker, ne e kujtojmë shekullin 21 si epokën e dhunës së pashembullt dhe e karakterizojmë si një kohë terrori. Por a është i përcaktuar momenti historik nga vrasjet në masë, apo nga nivelet e larta të paqes dhe sigurisë të arritura nga njerëzimi?
Prej kësaj hipoteze provokative, psikologu apo neuroshkencëtari ka qëllim të na çlirojë nga viktimizimi i fryrë në maksimum në momentin e tanishëm, duke shfrytëzuar faktin që duhet të jemi mirënjohës. Në përshkrimet e tij tepër të gjalla për të kaluarën e largët, Pinker shprehet “do të jetë gjëja më e rëndësishme që na ndodhur ndonjëherë në historinë njerëzore”.  Ai argumenton se prehistoria ishte më e dhunshme sesa civilizimet e hershme dhe se këto pak dekada kanë qenë më pak të dhunshme sesa gjysma e parë e shekullit të 20. Ai vë përballë 2 pandehje: se koha para civilizimit ishte një kohë e artë dhe se momenti i tanishëm është me rrezik të madh.  Pinker kundërshton idenë se dhuna është “e ngurtë”, një lloj presioni individual dhe shoqëror. Ai preferon ta shohë dhunën si “një strategji”, një zgjidhje që merr kuptim brenda disa rrethanave historike të caktuara. Kësisoj, ai përshkruan dy ndryshime themelore: nga anarkia dhe shoqëritë e zgjedhura, te dhuna e kontrolluar e shteteve të hershem dhe më pas nga “një kulturë nderi” e shoqëruar me këto shtete në një “kulturë dinjiteti” që është karakteristike për momentet më të mira të modernitetit. Në këndvështrimin e Pinker, shteti monopolizon dhunën dhe krijon mundësinë e një tregtie të frytshme dhe shkëmbimesh intelektuale, të cilat lejojnë zhvillimin e një individualiteti të ri.
Synimi i parë i Pinker është prirja drejt romantizmit në të kaluarën e largët. Duke qenë se ai beson se njerëzit fantazojnë për një prehistori të paqtë, ai thekson fjalën dhunë, që ndodhet në pasazhet e Testamentit të Vjetër. Pranimi i gëzueshëm i taktikës paralajmëron jo vetëm tonin miqësor të gjithë librit, por gjithashtu edhe të metat e tij. Edhe pse Pinker shkruan si një shkencëtar, qasja e tij në këtë libër është paksa e hallakatur, por që nuk avancon në mënyrë bindëse te këndvështrimi i tij për jetën në përgjithësi. Studimet që kanë bërë të tjerët, edhe pse të bollshme dhe të përmendura shpesh, duket se ngjajnë me shënimet në fund të faqes që ka shfrytëzuar Pinker. Ai është treguar shumë korrekt, kur është shprehur se jeta prehistorike ishte më e dhunshme sesa jeta gjatë civilizimit agrar dhe shtetet moderne, por mënyra se si intonohen të dhënat ngre dyshime që nga zanafilla. Ai bën përshkrime të vrasjeve premoderne, por jo ato të kohëve moderne, që gjenerojnë një paragjykim të caktuar rrëfimtar.  Dëshmia e betejës premoderne brutale dhe sakrifica është më pak bindëse sesa sugjeron ai, që kur arkeologët ka shumë të ngjarë të gjejnë skelete trupash të njerëzve që kanë vdekur në mënyra nga më të pazakontat, përtej djegies komunale apo qendrës së ritualit. Libri paraqet skica të reja duke treguar rënien relative të dhunës me kalimin e kohës. Por burimet që citon Pinker për numrin e të vdekurve janë në vetvete agregate të vlerësimit të të tjerëve, pjesa më e madhe e të cilit (nëse ndjek fillin e burimeve në fund) bëhet më shumë ose më pak i hamendësuar. Metrika e zhvillimit të tij meriton pak më shumë vëmendje sesa i jep vetë ai. Argumenti i tij lidhur me dhunën në rritje është relative: jo se në të kaluarën janë vrarë më shumë njerëz në një vit të caktuar, por më shumë njerëz janë vrarë në përpjestim me rritjen e popullsisë, që është padyshim më e madhe sot, sesa në epokat më të hershme. Por pyet veten: a është e preferueshme për 10 njerëz në një grup prej 1000 vetësh të vdesin nga dhuna apo për 10 milionë në një grup prej 1 bilionësh? Për Pinker, dy skenarët janë të njëjtë ekzaktësisht, duke qenë se në të dyja, një person ka 99% shanse për të vdekur në mënyrë të paqtë. Në vlerësimin moral lidhur me të dyja rezultatet, njëri duhet gjithashtu ta konsiderojë shuarjen e më shumë jetëve, njëra pas tjetrës dhe brenga e më shumë familjeve që përcjellin të vdekurin, njëra pas tjetrës.
Rritja e popullsisë së kohëve të sotme ka sjellë një problem më të thellë nga ana metodologjike. Pinker minimizon aftësinë teknike të shoqërive moderne për të ndihmuar një numër më të madh jetësh nejrëzore. Ka gjithashtu edhe një mënyrë themelore, në të cilin libri është joshkencor. Pinker paraqet tërësinë e historisë njerëzore në formën e një eksperimenti natyror. Por ai moleps eksperimentin duke sistemuar të dhënat për t’iu përshtatur këndvështrimit të tij personal lidhur me fatin individual: së pari, të zbutet nga ana e shtetit, më pas, të qytetërohet në kundërshtim me shtetin. Shteti shfaqet në historinë e Pinker vetëm kur e kufizon veten me rolin që ai beson se është i duhuri dhe kur u jep dritë të dhënave, si një rebelim ndaj individëve inteligjentë kundrejt përpjekjeve të shtetit për të tejkaluar rolin e tij të përcaktuar.
Shteti solid
Në ndjekje të një tradite të hershme. Pinker thekson gjendjen shtrënguese, që shërbeu si burim i sistemit social. Shtetet janë të rëndësishme, sepse ato ndrydhin dhunën individuale që ndodh kur njerëzit konkurrojnë për burimet e kufizuara. Shtetet kanë zgjidhur dilemën e sigurisë: kur një institucion monopolizon dhunën, individët apo fiset nuk kanë pse shqetësohen vazhdimisht për individët apo fiset që do t’i sulmojnë ata të parët dhe kështu nuk kanë nevojë të sulmojnë të parët. Sa më larg, aq më mirë. Por krijimi i shteteve kërkon një nivel sekondar të analizës në libër, gjë që Pinker nuk e mbështet. Nëse subjekti është dhuna dhe shtetet janë në përfytyrim, atëherë analizat kërkojnë një teori tjetër – luftë me fjalë të tjera – po aq sa një analizë sociologjike të krijimit të individëve paqësorë brenda çdo shteti. Mbi të gjitha, disa nga tiparet që ruajnë sistemin social, siç është zakoni i bindjes ndaj autoriteteve, bën të mundshme vrasjet, luftërat në masë. Në vend që të përballet me këtë problem, Pinker bie ndesh me vrasjen dhe luftën.
Shteti nis si një zgjidhje për barbarët, më pas bëhet problem për intelektualët. Duke qenë se përfytyrimi i Pinker për shtetin është pothuaj i kufizuar tërësisht në kapacitetin për të shtypur dhunën, nuk është aspak e habitshme që ai e përqendron vëmendjen te rreziku që paraqet për një shoqëri të lirë. Por shteti nuk është një makinë për të kontrolluar dhunën mbi individët dhe evoluimi institucional nuk përfundoi në shekullin 18.
Në përfytyrimin e Pinker për epokën moderne, shteti duhet të dijë të trajtojë edhe të mirën, edhe të keqen. Veprimi kryesor është avancimi i tregtisë dhe retorika e të drejtave njerëzore, që Pinker i paraqet sikur ekzistojnë, pavarësisht shtetit.  Por të drejtat e njeriut ruhen dhe mbrohen vetëm nëpërmjet shtetit. Pinker shënon se shfaqja e shtetit transformohet nga “një luftëtar në një oborrtar”. Por koncepti i tij minimalist për shtetin nuk përfshin një përbërës thelbësor: aftësinë për të ndryshuar këta oborrtarë në taksapagues. Përgjatë gjithë librit, Pinker i kushton pak vëmendje edhe arritjeve të shtetit në shekullin 19 dhe 20, siç është edukimi në masë, kontrolli për ndotjen dhe shëndeti publik. Ai beson se shkrimi e këndimi sjell paqe, por nuk qëndron te dëshira që ka masa për të lexuar. Ai pranon në fund të librit se e ardhmja e “dekadave të ekzistencës” i bën njerëzit më pak të dhunshëm, por ka pak për të thënë se si mund të shkaktohet ulja e dhunës. Sëmundjet gjithnjë kanë marrë më shumë jetë njerëzish sesa vrasjet, kështu që kujdesi mjekësor ndikon te jeta më shumë se vrasjet dhe lufta.
Kur njerëzit lexojnë gjërat e duhura, ai mendon se kanë idetë e duhura dhe janë më pak të dhunshëm. Pinker argumenton se leximi krijon mirëkuptim për ata që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo është padyshim e vërtetë, por ndjeshmëria nuk është domosdoshmërisht universale. Pinker e trajton këtë periudhë si një nga çmenduritë fetare, por nuk sjell vetëkënaqësi kur lexon një kritikë idesh, për të cilat nuk dihet si janë shpërndarë, veçanërisht kur teknika e përhapjes supozohet të sjellë paqe. Nacionalizmi, për të cilin Pinker mendon se çon në vdekjen e “dhjetëra milionave” njerëz, është gjithashtu e papërfytyrueshme pa librat, veçanërisht në librat e këqinj historikë. Për Pinker, feja dhe nacionalizmi janë thjesht ide të gabuara dhe ai e fut veten në ata persona që i referohen historisë intelektuale, duke treguar kartën e kuqe dhe duke hequr lojtarët e këqinj nga fusha.
Luftërat botërore
Pinker bën një ndërhyrje të ngjashme me eksperimentin e tij për dy luftërat botërore dhe episodet e vrasjeve në masë, që ndodhën në gjysmën e parë të shekullit 20. Ai i përshkruan këto horrore në mënyrë elokuente, por pretendon se ato janë pavend për argumentin e tij. Ai ka të drejtë që historianët shpesh kanë lidhje logjike me atë periudhë kohe, duke pritur që dhuna të ketë deri diku kuptim. Por Pinker gabon ndaj një ekstremi tjetër, duke i portretizuar 2 luftërat botërore si “modele të llahtarshme që rrjedhin nga një përhapje statistikore” dhe episodet më kryesore të vrasjeve në masë sikur rrjedhin nga “një kontigjent idesh dhe ngjarjesh”. Me fjalë të tjera, ishte një fat i keq që u përjetuan 2 konflikte kaq pranë njëri-tjetrit dhe fati më i keq ishte se u pasuan nga ide veçanërisht të këqija e të dëmshme. Virtyti qendror psikologjik i civilizimit modern, shkruan Pinker është “vetëkontrolli”. Me kalimin e shekujve, pasi njerëzit paqtohen nga shteti, ata mësojnë të mendojnë për të ecur përpara, për të parë perspektivat e të tjerëve dhe për të ndjekur fundin e tyre të menjëhershëm prej veprimeve të dhunshme. Dhuna bëhet jo vetëm jo praktike, por bëhet tabu. Gjermania naziste paraqet një problem të frikshëm për këtë argument. Gjermania në vitet ’30 ishte shteti më funksional i asaj kohe, me një përqindje të ulët vrasjesh dhe me një popullsi të lartë të shkolluar. Zotërimi i vetvetes nuk ishte problem për nazizmin; vetëkontrolli ishte një element i rëndësishem për SS, siç ka predikuar Reinhard Heydrich dhe Heinrich Himmler. Madje, edhe Adolf Hitler praktikonte fjalime emotive. Mungesa e vetëkontrollit nuk ishte problem as për xhelatët e Stalinit apo për Stalinin dhe stalinistët në përgjithësi.
Për të shpëtuar argumentin e tij nga problemi i shfaqur nga vrasjet në masë gjatë mesit të shekullit 20, Pinker shprehet se një individ i vetëm, në rastin e Gjermanisë së Hitlerit, ishte “kryesisht i përgjegjshëm”. Këtu ai i paraqet ndryshe historianët që përmend. Është e vërtetë që shumica e historianëve do ta përshkruanin të njëjtin version si “Jo Hitler, Jo Holokaust”. Por ajo që nënkuptonin ishte se HItleri ka qenë një kusht i nevojshëm për një fatkeqësi të tillë, jo se ishte i mjaftueshëm. Kishte edhe shumë kushte të tjera të nevojshme për imperializmin nazist. Marrim për shembull shqetësimet lidhur me furnizimin me ushqime. Në vitet 1930 ushqimi ishte vlerësuar si në Berlin, edhe në Moskë. Ky fakt nuk diktoi se cilat ideologji mund t’i përkufizonin të dy shtetet. Por, praktikisht si Hitleri, edhe Stalini donin ta transformonin Gjermaninë në një perandori të pastër nga pikëpamja racial dhe Stalini dëshironte të financonte industrializimin e Bashkimit Sovjetik.
Pa u njohur me rëndësinë e pasurive të pamjaftueshme, është e pamundur të kuptohen planet e ndryshme për kolonizimin agrar që sanksiononte ideologjia e Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik. Por Pinker heq dorë nga ndonjë pretendim që burimet (më shumë se idetë e këqija) ishin të lidhura me konfliktet më të përgjakura në historinë moderne si një “teori e fshehtë”. Kjo është një pozitë e veçantë për të, duke qenë se historia e tij nis me një botë premoderne të konfliktit mbi burimet. Duke këmbëngulur se idetë e vetmuara sjellin faje, ai e thjeshtëzon çështjen. Një shpjegim më rigoroz do të sqaronte se si idetë politike bashkëveprojnë me pamjaftueshmëri. Ideologjitë moderne nuk ishin të tilla, siç i përmend Pinker në metaforat që krijon për forcat “toksike” që “I detyrojnë” njerëzit të veprojnë kështu e ashtu. Ata siguruan rërfimet e duhura për të shpjeguar se përse disa grupe dhe individë kishin të drejta ndaj pasurisë dhe bënë thirrje për vizionet e së ardhmes pas një riorganizimi agresiv. Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik ishin shtete ideologjike, por ato nuk mund të dilnin nga historia, thjesht sepse ishin të organizuar rreth ideve të gabuara. Secila prej tyre kishte plane për zhvillimin ekonomik që privilegjonin njërin grup me çmimin e tjetrit – plane që ishin molepsur në mënyrë të pazgjidhshme me justifikimet, se përse disa njerëz meritonin më shumë, të tjerët më pak dhe të tjerët asgjë, por vdekjen (rasti më ekstrem dhe i pashembullt që nga ekzistenca e Holokaustit). Këto ideologji ishin efektive pjesërisht, sepse ishin të motivuara dhe plot vizione. Ne jemi ndryshe nga nazistët dhe sovjetikët, jo sepse kemi më shumë vetëkontroll – nuk kemi në fakt. Ne jemi krejt ndryshe, sepse përmirësimet që erdhën në kohën pas lufte në teknologjinë agrikulturore kanë siguruar Perëndimin me furnizime ushqimesh për konsumim në masë. Por si do të ndodhte nëse ushqimi do të ishte i pakët në sasi dhe më i shtrenjtë, ashtu siç ka prirje në kohët e sotme? Ç’do të ndodhte sikur klima e pafavorshme do t’i tejkalonte kapacitetet teknike? Ç’do të ndodhte, sikur akullnajat e shkrira ta linin shoqërinë njerëzore p.sh. Kinën pa ujë të freskët? Pinker shton se ngrohja globale do të sjellë ca rreziqe në jetën moderne. Shtetet tashmë po marrin masa të minimizojnë pasojat e saj. Kina, për shembull, po blen toka në Afrikë dhe Ukrainë, me qëllim që të kompensojë sasinë e pakët të tokës pjellore. Uji i freskët i Siberisë po sinjalizon diçka. Nëse shkencëtarët vazhdojnë të nxjerrin paralajmërime të besueshme për pasojat e ndryshimit klimaterik, do të ishte e habitshme që liderët nuk sollën në mendje arsye të reja për t’i dhënë përparësi veprimit të dhunshëm, duke i vënë në pozitë shtetet e tyre për një epokë të re varfërie.
Shteti jemi ne
Duke e trajtuar Gjermaninë naziste si një rravgim historik, Pinker lejon të shmangë çështjen në fjalë se si gjermanët dhe europianët qendrorë dhe perëndimorë u bënë njerëz aq të paqtë pas zhdukjes së nazizmit. Kjo është një lajthitje e habitshme, duke qenë se pacifizmi europian dhe ulja e vrasjeve në Europë ndodhen pikërisht në faqet e para të këtij libri. Europa e sotme është standardi i artë sipas Pinker, por ai nuk pyet për nivelet e dhunës, të cilat janë më të ulëtat në hartë.
Ai përmend “kënaqësitë e jetës borgjeze”. Ai duhet të merrte parasysh edhe vendin ku është zhvillimi më i lartë dhe si ndodhi kjo. Pinker në mënyrë bindëse rrëfen se si bashkëpunimi ekonomik pas lufte mes shteteve europiane çoi në një ndërvarësi paqësore, por nuk ia del të vërë theksin mbi rilindjen pas lufte të ekonomive europiane. Ai flet pak për zhvillimin e njëkohshëm të politikës sociale brenda disa shteteve. Pinker beson se njerëzit janë më të paqtë, kur kanë kohë dhe gjejnë rast të përsërisin bashkëveprimet dhe të rimarrin në konsideratë veprimet e tyre. Por ai shqetësohet për faktorin e vetëm që mund të krijojë një shoqëri të mbrojtur me mendje të arsimuara, të cilët shpenzojnë kohë për mirëqenien funksionale në shtetin e tyre. Ky mospranim i ka rrënjët te angazhimi i Pinker për tregun e lirë. Vizioni i librit të tij për një epokë të paqes është një shembull i mirë për pasivitetin politik të sotëm – për narçizizmin e të majtës amerikane dhe për paragjykimet antishtet të së djathtës amerikane – që komplotojnë për të njëjtin iluzion: se ndërkohë që flasim, flasim, flasim, marketet bëjnë punën e historisë.
Ndryshe nga mendimtarët e shkolluar, Pinker nuk arrin të dallojë se shteti nuk është i thjeshtë, të paktën siç shprehet ai “një efekt domino” që është rrëzuar kohë më parë, duke nisur me zinxhirin e ngjarjeve, por duke mbetur i palëvizshëm vetë. Shteti jemi ne: shteti është ajo çka ne bëjmë, se si votojmë, shërbimi ushtarak që bëjmë ose jo, taksat që paguajmë ose jo, etj.
Parimi i metodës shkencore është të organizojë eksperimente për sfida nga më të ndryshmet. Eksperimenti i natyrshëm i Pinker me historinë krijohet brenda një rileximi përzgjedhës, në të cilin angazhimet shndërrohen në një moral drejtues për të ndriçuar të kaluarën dhe të ardhmen.
Pinker mund të ketë mësuar prej Kantit apo Humes se nuk mund të kapërcesh nga arsyeja te morali. Edhe nëse çdo brez është më i kthjellët se i fundit, ashtu siç beson edhe vetë ai, të jesh mendjehollë nuk është e njëjta gjë si të jesh i drejtë. Të kesh etikë, duhet të kesh në radhë të parë ide të gabuara ose të drejta qofshin ato, jo thjesht nga zakoni i secilit. Pinker duhet lëvduar se kërkon përgjigje për një çështje thelbësore lidhur me historinë moderne. Por teksa lëviz midis botës premoderne të dhunës dhe një stili postmodern të ligjëratës, ai e humb vështrimin kah bota moderne, në të cilën jetojmë.  Ajo që ai siguron është më pak se një përgjigje për pyetjen, sesa një formë arsyetimi që ka pak të bëjë me studimin shkencor të së kaluarës dhe ka shumë të bëjë me atë që ndodh sot dhe që i përket atij.
Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›